Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO kthen në qeli Namik Simixhiun

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO kthen në qeli Namik Simixhiun

Namik Simixhiu dhe inceneratori i Tiranës

TIRANË- Vetëm 1 muaji ka zgjatur masa e arrestit Namik Simixhiut, në hetim për inceneratorin e Tiranës. Apeli i Posaçëm ka rikthyer masën arrest me burg për Simixhiun, përfaqësues nga bashkia në komisionin e dhënies së koncensionit së inceneratorit.

Me vendim të GJKKO-së, Simixhiut i ishte ndryshuar masa në arrest shtëpie, por SPAK e ankimoi dhe kështu ai kthehet sërish në qeli. Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Dhimitër Lara, sot më 05.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim N.S., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin Namik Simixhiu, duke urdhëruar:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal", njoftoi Apeli i GJKKO. 

Përbërja e komisionit për koncesionin e Inceneratorit të Tiranës, kryetare kishte Valbona Ballgjinin dhe anëtar: Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kondin, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet letra, kryeministria kërkesë Presidentit: Cakto datën e zgjedhjeve në Himarë, mandati i Belerit u hoq

Zbardhet letra, kryeministria kërkesë Presidentit: Cakto datën e zgjedhjeve në Himarë, mandati i Belerit u hoq