Incident në konferencën Merkel-Sisi
Gazetarja slogan: "Puç në Egjipt"
Vizita e Abdulfettah es-Sisi, i cili ka ardhur në detyrën e presidentit me grusht shteti në Egjipt është pritur me protesta në Berlin, por ka patur edhe përfaqësues të medias që kanë hedhur slogane kundër tij
Vizita e Abdulfettah es-Sisi, i cili ka ardhur në detyrën e presidentit me grusht shteti në Egjipt është pritur me protesta në Berlin, por ka patur edhe përfaqësues të medias që kanë hedhur slogane kundër tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona të mbledhur në Berlin kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë gjatë takimit të Sisit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pas largimit të Sisit nga ndërtesa grupi i protestuesve pasi ka pritur një kohë ka marshuar deri në ambasadën egjiptiane në Berlin
Sisi, ndaj të cilit është protestuar në çdo takim që ai ka kryer, gjithashtu ka hasur edhe me reagimin e një gazetareje të re në fund të konferencës së përbashkët për shtyp me Merkel.
Gaetarja Fagr Eladly, e cila kërkoi ti bënte një pyetje gjatë kohës kur Merkel dhe Sisi po largoheshin nga podiumi, pasi nuk u lejua të bënte pyetjen gazetarja hodhi sloganin "Ai është një vrasës" dhe bëri shenjën "Rabia".
Ndërsa protestuesit gjatë kësaj kohe kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet "Jo gjeneral Sisit", "Sisi është vrasës", "Puçi në Egjipt është puç ndaj demokracisë" dhe më pas kanë hapur një pankartë ku shkruhej "Jo vizitës së diktatorit në Berlin".
Mes protestuesve ka patur edhe turq të cilët kanë brohoritu me slogane "Faleminderit Turqi, Faleminderit Erdoğan", "Sisi vrasës fëmijësh" dhe "fëmijët tanë duan të jetojnë, Merkel pse nuk shpreh asnjë gjë?".
Në protestë disa protestues mbanin në duar fotografinë e Muhammed Mursit, presidentit të parë të zgjedhur me votë në Egjipt dhe flamujt e Turqisë e të Egjiptit, disa të tjerë kanë mbajtur në qafë litarët në formë laku për të tërhequr vëmendjen për dënimet me vdekje në Egjipt.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
71%
-
Të gabuar
20.7%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01