Incident në përvjetorin e kryengritjes së Postribës, qytetari heq kurorat e vendosura nga Benet Beci: Ikni komunistë! Kryebashkiaku: Jam për t’ju respektuar

Shkodrën përkujton sot, 78 vjetorin e Lëvizjes antikomuniste të Postribës. Kreybashkiaku i majtë Benet Beci ka nderuar këtë datë përkujtimore në nderim të të rënëve në vitin 1946 në lëvizjen kundër regjimit komunist.

Beci ka vendosur kurora me lule pranë memorialit që ndodhet në njësisë administrative të Postribës. Por ashtu si edhe një vit më parë, ky përkujtim nuk ka kaluar pa incidente.

Banorët i kanë bërë thirrje që të largohet, por Beci iu tha se ishte aty për t'i respektuar pasi edhe ai nga Shkodra është.

‘Ikni komunistë! Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën në burg! Unë nuk e dua respektin tuaj! Po na merrni në qafë!’- tha banori.

‘Shqiptar jam edhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve!’- iu përgjigj Beci.

‘E kanë kapur atë djalin dhe e çojnë në burg. Hajde se mendohet se bën rrëmujë!’- u shpreh një banor duke ju referuar një qytetari që sipas tij ishte shoqëruar për të mos shkaktuar trazira sot.

‘30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë! Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona! Të lirohet ai djali.’’- tha një banor tjetër.

‘Njerëz të poshtër! Poshtërsi na bëni ju!’- u shpreh një banor.

Në mënyrë demonstrative janë hequr kurorat me lule të vendosur nga Beci.

Më 9 shtator të vitit 1946, mbi 150 burra të Postribës, Shkodrës e Gurit të Zi kundërshtuan instalimin e regjimit komunist. Mbahet mend si revolta e parë antikomuniste, me përmasa të mëdha në Shqipëri. Një pjesë e protagonistëve dhanë jetën për vendin, të tjerë u burgosën, u internuan dhe u persekutuan përgjatë viteve të errëta e diktaturës komuniste.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 10/09/2024 10:11

    Fatkeqësisht djepi i artit, kulturës e plot mendjeve të ndritura, mban edhe ca idiotë që gjuajnë kurorat e luleve me shqelme. Shkelmohet respekti.

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2024 01:35

    Shfaqje e shemtuar!S'pranoni kuroren e Benetit qe e sjell aty si kryetar bashkie i te gjitheve dhe jo si kryetar bashkie i PS,por pranoni vetem kurorat e perfaqesuesve te PD! Po nga kush eshte perbere PD,nga Flamur Noka,nje person i dyshuar per lidhje me UDB,nga Bardh Spahia,qe dihet se bir i kujt eshte,nga i ndjeri Gramoz Pashko i biri i nje tjeter komunisti te rendesishem, Josif Pashko,nga Albana Vokshi,nje pinjolle e familjes Vokshi qe i ka ecur vaj ne te dyja regjimet se Vokshet ishin te preferuar nga te dy lideret e partive respektive PPSH e PD,nga Tritan Shehu nje nga njerezit me aktive ne rinine e tij komuniste...etj e lista vazhdon duke e mbyllur me /qershine e tortes/-Sali Berishen,liderin e perjetshem te PD,superkomunist e bile me rendesi,kaq i besuar sa ishte perzgjedhur te punonte ne kliniken e Byrose e pjese e grupit te mjekeve personale te Xhaxhit,kaq besnik,sa ishte ftuar ne vilat personale te familjes e jo pjese e turmave te perzgjedhura qe e takonin cdo vit per datelindje,kaq fanatik,sa ndryshoi dhe daten e datelindjes se vet per t'a pasur afer me ate te Xhaxhit,kaq /komunist/sa ndersa te afermit tuaj i binin kazmes diku ne internim e nuk i jepej e drejta e shkollimit,pse u ngateruan me kryeng.e Postribes,apo ishin te aferm e pasardhes te pjesemarresve te saj,Berishes i jepej e drejta per te studiuar ne UT e bile te specializohej dhe jashte!

    Përgjigju
    • Emigranti: 10/09/2024 08:06

      Moj iris po revolten i thencin te postribes e bene bashkpuntoret e fashizmit dhe agjetet e e sherbimeve te huaja Keshtu dhe flamuri pa bisht atje e kish vendin me rreaksiinin me te zi te atyre viteve

  • Shkodrani-Belgjike: 09/09/2024 22:19

    Ktyne postrribakve ju ka met ora te enveri, din me ba qep e lakna, edhe pa burrni jan e fetar të medhenjë e slanë gja pa ba e kan i rrem ka turku kta.

    Përgjigju
  • Ruti: 09/09/2024 17:08

    Po lereni ne shjenjterine e tyre talebanet e Postribes. Mos u merrni me ta se vec qepe e lakra dine te bejne.

    Përgjigju
  • Eri: 09/09/2024 16:37

    Poshte komunistet e rinj…

    Përgjigju
  • Shkodra: 09/09/2024 15:03

    Nuk don lulet nga Benati po nga Flamuri me shoke. Po ky katundari per 5-leke ben zhurme te madhe, ka ngjashmeri me keto te PD.

    Përgjigju
  • Obobo: 09/09/2024 13:42

    Po ky qytetari kush esht me cfar drejte ben nji veprim till ? I vuri lulet te vorri babs tij ?

    Përgjigju
  • lemi: 09/09/2024 13:34

    TE KANE VRA GJYSHIN KOMUNISTAT DHE KE 34 VITE QE I JEP VOTEN SALI KOKRRES KOMUNISTIT ! MEDET PER JU!

    Përgjigju
  • Dori: 09/09/2024 13:13

    Kto nuk jan incidente por thjesht veprime te nje psikopati.Fatkeqsisht ka plot te tille dhe nuk duhet te bejn as lajm fare.

    Përgjigju
  • Mali Gjymtit: 09/09/2024 12:49

    Asht per tu habit na shqiptart tan historin nuk kena pushtu asnji shtet tjeter vetem kena ba luft dhe kena vra shqiptar me shqiptar si ne diktature ne kryengritjen e Postribes,revolten e Spaçit,vrasjen e Prek Calit etj etj etj njashtu ne vrasjet e 97 edhe pse ne Demokraci Berisha krijoji luft civile veri jug.Asnji kur ishte lufta me vra Serb ne Kosove nuk shkoi(me nej perjashtim)me u hakmarre qe na kan pushtu qysh ne 1912 sa her kan dashte mas ikjes se Turqise!!

    Përgjigju
  • Hoti Ri: 09/09/2024 11:32

    Benet Beci komunist! Ky qytetari duhet të preqedohet penalisht, pë fyrje ndaj pëfaqsuesit të Shtetit,Është urdhëri i Sali banditit për tja prishur përkujtimoren.

    Përgjigju
    • Partia: 09/09/2024 12:36

      Te gjithë ne burg ose ne emigracion ( internimi i ri), partia e fortë. Fajin e ka Saliu

  • Hajriu: 09/09/2024 10:49

    nuk ju do Shkodra ju komunistet e kuq.

    Përgjigju
    • Taku: 09/09/2024 13:19

      Po ik ere k. [email protected]. Se jeni komplet sherbetor te sales qe ju shker… para e mbrapa

  • Ndoca: 09/09/2024 10:42

    Me ken shkudron tanat i bon! Do gangsterra me bastuna! Do pleç me adelata n xhep!

    Përgjigju
    • ari: 09/09/2024 14:54

      Po Saliu ?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë