Incidentet Serbi-Shqipëri, Meta
"Ballkani u kthye 100 vjet prapa!"

Incidentet Serbi-Shqipëri, Meta<br />
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka cilësuar si rikthim në kohë retorikën e përdorur nga zyrtarët politikë lidhur me  incidentet e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ndërsa i bëri thirrje politikës që të distancohet pasi është përfshirë më shumë se sa vetë lojtarët.
 
Duke iu rikthyer edhe një herë incidenteve në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit, kryeparlamentari u shpreh se rruga e duhur është ajo e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe jo kthimi 100 vjet mbrapa në kohë. Sipas tij, nëse nëse vijon të përdoret retorika e vjetër politke, atëherë do të tregojmë se jemi të paaftë për të kuptuar atë se çfarë ndodhi 100 vjet më parë, me fillimin e Luftës së Parë Botërore.
 
Kreu i Kuvendit tha se për të dyja vendet është me interes stabiliteti Ballkanik. Por kjo për Metën nuk duhet të jetë thjesht në kuadrin politik, ose siç shprehet ai për të evituar luftërat, por si një kërkesë minimale për popujt e të dy vendeve dhe të të gjithë rajonit të Ballkanit. Dhe kjo për kreun e Kuvendit është sfida e vendeve të rajonit, bashkëpunimi dypalësh si një shtysë e progresit ekonomik dhe social të Ballkanit.
 
“Nuk ka nevojë të kthehemi 100 vjet mbrapa për të kuptuar rëndësinë e stabilitetit sepse të gjithë e dimë se cfarë ndodhi 100 vjet më parë në Ballkan por jo vetëm në Ballkan po në gjithë kontinentin. Nuk ka nevojë mendoj as të kthehemi tre javë para për të parë sesi një ndeshje futbolli mund të kemi një rikthim të retorikave që i takojnë të së kaluarës. Nuk na duhet thjesht stabiliteti politik në Ballkan thjesht për të evituar luftën, kjo do të ishte një kërkesë fare minimale për vendet tona, për shoqeritë tona, për popujt tanë, për qytetarët tanë dhe natyrisht për elitat politike intelektuale, shoqërore të këtyre vendeve dhe të gjithë rajonit. Tani mendoj se sfida jonë është sesi këtë bashkëpunim rajonal ta kthejmë në një shtysë të fuqishme për zhvillimin dhe për progresin ekonomik dhe social të gjithë rajonit. Përmes një bashkëpunimi më aktiv, më konkret dhe më pragmatik të kemi mundësi të krijojmë bindjen që në këtë rajon jo vetëm siguria është e padiskutueshme por në këtë rajon mund të bëhet biznes pa rrezikuar, sepse po të vazhdojmë të merremi me histori të së kaluarës do të tregojmë që jemi të paaftë për të mësuar nga ajo që ka ndodhur 100 vjet më parë , nga ajo që ka ndodhur 15 vjet më parë apo dhe nga ato emocione që shpërthyen para disa javësh në një ndeshje futbolli ku politika u përzie më shumë se lojtarët dhe tifozët.” theksoi kryeparlamentari Meta

ilir meta

Meta: Kufinjtë çështje e zgjidhur, vendet duhet vetëm t'i respektojnë 
Më tej Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u ndal edhe tek pretendimet serbe në lidhje me të ashtuquajturin projet i “Shqipërisë së Madhe”. Sipas tij, çështja e kufinjve në Ballkan është një çështje e zgjidhur. Në këtë kontekst Meta nënvizon se ajo që mbetet për vendet e Ballkanit është të respektojnë kufinjtë aktualë si dhe pakicat kombëtare, brenda standardeve evropiane.
 
“Kufijve dhe për çështjet e hapësirave që mund ti takojnë një kombi apo një kombi tjetër kjo mendoj që është një çështje e zgjidhur në Ballkan, është e zgjidhur sepse cdo komb në Ballkan është dikush shumicë në një shtet dhe dikush pakicë dhe nuk ka asnjë zgjidhje për asnjë komb përvec asaj të gjithë të respektojnë kufijtë dhe të gjithë të respektojnë në raport me pakicat të njëjtat standarte, standartet europiane.” u shpreh Meta
 
Deklaratat Kreu i Kuvendit i bëri gjatë konferencës rajonale "Bashkëpunimi Rajonal Kriter për Rritje Ekonomike, Stabilitet dhe Integrim për Ballkanin Perëndimor", ku të pranishëm ishin ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin dhe ambasadori gjerman Hellmut Hoffman

Vlahutin: Vizita e Ramës e rëndësishme, do e monitorojmë
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, prezente në konferencë, tha se faktori ndërkombëtar do t’i kushtojë një vëmendje të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, të hënën e 10 nëntorit.
 
Vlahutin theksoi se vizita e Ramës është shumë e rëndësishme, ndërsa bëri apel që të dyja vendet të bashkëpunojnë për tu afruar gjithnjë e më tepër drejt BE-së.
 
“Vizita e kryeministrit në Beograd është ekstremisht e rëndësishme. Do të ketë vëmendjen tonë maksimale pasi është e rëndësishme që të lëvizet sa më shumë që mundeni drejt Europës dhe BE do të kërkojë me tepër angazhim në të ardhmen për rajonin.” tha Vlahutin

hoffman
 
Hoffman: Konfliktet me fqinjët, jo pjesë e vendeve të BE
Ndërsa ambasadori gjerman Hellmut Hoffman tha se konfliktet me fqinjët nuk janë pjesë e vendeve të BE-së. Në këtë kontekst, Hoffman bëri apel që të zgjidhen konfliktet për të vazhduar në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Nuk është shumë europiane që vendet të kenë konflikte me fqinjët. Pritshmëria është zgjidhja e këtyre para se të vazhdoni në BE.” u shpreh Hoffman

hoffman


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse