Incidenti në Gramsh, Peleshi: Mund të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga tjetër ngjarje! Çuçi: Uzina është e deklasfikuar, s'ka asnjë sekret shtetëror

Incidenti në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me sprajt kimik nga 3 shtetas rus në afërsi të uzinës së armëve, mund të ketë ndodhur për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër. Kështu deklaroi në një konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke ju referuar edhe zhvillimeve në rajon, ndërsa shtoi se ngjarja po trajtohet me shumë seriozitet.  

‘Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë. Padyshim që ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të depërtohet brenda tyre. Kemi dhe site të tjera të cilat janë të vizitueshme, por vizita bëhet vetëm me leje. Në Gramsh demontohen armë të ndryshme. Aktiviteti i fundit ka qenë vitin e kaluar. Ka pushuar se funksionuari si uzinë. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh të cilët as nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë zonë ushtarake me leje sipas procedurës. Ngjarja e Gramshit po trajtohet me shumë seriozitet. Mund të jetë një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar, por mund të ketë qëllim për një skenar tjetër. Nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër. Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike, por çdo ngjarje meriton të shohim jo si duket, por dhe në mënyrë të tërthortë. Përpunojnë çdo informacion dhe në kontekstin e prishjes së ekuilibrave kryesisht pas agresionit rus në rajon, jemi në një rajon delikat, Ballkani është kompleks, jo të gjitha shtetet kanë të njëjtën agjendë, Shqipëria është kampion për orientimin e vet perëndimor por jemi të brishtë si rajon ndaj na bën dy herë më të vëmendshëm”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se pavarësisht se Uzina e armëve në Gramsh është objekt i deklasifikuar dhe nuk ka asnjë sekret shtetëror, hetimet për spiunazh për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të futen në mënyrë të jashtëligjshme duke sulmuar dy ushtarë do të shkojnë deri në fund. Agresioni që shkaktuan rusët e ukrainasi, si edhe pajisjet që kishin me vete, ministri Çuçi tha se përbëjnë material për dyshim, pavarësisht se mund të jenë edhe turistë që kanë interes për të fotografuar objekte të luftërave të ndryshme.

Si ndodhi ngjarja
Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Ata janë marrë në pyetje por kanë mohuar se janë agjentë. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë edhe në Poliçan u ndaluan 4 shtetas çekë të cilët po fotografonin tunelet në bazën ushtarake të Poliçanit. Edhe këto të fundit deklaruan se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të kqija.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Ministri i Brendshëm: Uzina e armëve është objekt i deklasifikuar pa sekrete shtetërore, por hetimet do shkojnë deri në fund


Pavarësisht se Uzina e armëve në Gramsh është objekt i deklasifikuar dhe nuk ka asnjë sekret shtetëror, hetimet për spiunazh për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të futen në mënyrë të jashtëligjshme duke sulmuar dy ushtarë do të shkojnë deri në fund. Kështu bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një konferencë për mediat për çështjen në fjalë, ku ndodhet së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Agresioni që shkaktuan rusët e ukrainasi, si edhe pajisjet që kishin me vete, ministri Çuçi tha se përbëjnë material për dyshim, pavarësisht se mund të jenë edhe turistë që kanë interes për të fotografuar objekte të luftërave të ndryshme.

“Ky objekt është deklasifikuar, për nga pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit që kanë ushtruar ndaj ushtarëve janë marrë nën hetim nga prokuroria. Prokuroria bashkë me policinë do e zbërthejë çështjen. Ka turistë aventurierë që e kanë si synim fotografimin e objekteve me karakter të veçantë që ishin pjesë e një industrie të luftës së ftohtë, ndaj do hetojmë deri në fund për të hetuar çdo pozicion të gjithkujt në këtë ngjarje. Deri tani nuk ka vend për spekulime. Edhe për ngjarje të tjera të ngjashme kemi qenë shumë të qartë. Përfundimi i hetimeve do të tregojë se çfarë qëllimi kishin këta njerëz, pavarësisht se objekti është i deklasifikuar dhe nuk ka asnjë sekret shtetëror”, u shpreh Çuçi.

Ministri tha se elementët e rinj që do të dalin në lidhje me përfundimin e hetimeve do të komunikohen me publikun.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avdi: 23/08/2022 01:15

    Nuk e kuptoj si do coje hetimet ne fund Cuci kur organi kompetent per kete pune eshte Prokuroria. Ajo heton. Jo ministria e brendshme apo makar e mbrojtjes. Komplet pyka nga pikpamja e ligjit.

    Përgjigju
  • populli: 23/08/2022 01:02

    POLITIKA E JUAJ E JASHTME EDI RAMA DHE QEVERIA E JUAJ ESHTE INFANTILE,,,E PAPJEKUR,,,,NE LIDHJE ME SJELLJET QE KENI PER SHTETE TE VECANTA,,,,NUK MUND TE DEKLAROSH HAPUR SI KRYEMINISTER I SHQIPERISE VETEM SE TE NGACMOI NJE PSIKOPAT SI BERISHA PER PUNEN E BOSNJES,,,QE SHQIPERIA E KA FURNIZUAR E PARA ME MUNICION UKRAINEN,,,,,KETE DEKLARATE E MORI AMBASADA RUSE DHE E COI NE MOSKE ,,,,DHE ATA PRUNE NJEREZIT E TYRE TE HETOJNE PER KETE DEKLARATE,,,N.Q.S E FURNIZON UKRAINEN NE KUADER TE NATOS,,,S'KE PSE E DEKLARON HAPUR,,,PO ASHTU QENDRIMI TEPER I ASHPER E TEPER SFIDUES I SHQIPERISE NDAJ RUSISE NE UN,NE NEW-YORK,,,ESHTE TEPER ACARUES ,,,DHE ME FODULLEK,,,AS AMERIKANET NUK I OFENDOJNE RUSET NE ATE MENYRE QE BEN AI DEBILI QE KE AMBASADOR HOXHA...../////DUKE E DITUR SE C'FARE USHTRIJE KOTI QE KE .....USHTRI PA NJE AVION.,PA NJE TANK,,...PRANDAJ MATU MIRE KUR HAP E GOJEN ,,,SE SI THOTE NJE SHPREHJE E URTE POPULLORE,,,GOJA LLAP E SHPINA DAP....E KETE DRU E HAJME NE POPULLI....

    Përgjigju
  • Iris: 23/08/2022 00:46

    //...cdo ngjarje....meritojme t'a shohim jo si duket,por dhe ne menyre te terthorte.../-ia keput Zylo Peleshi! Me cfare sy e pe, me ate me xham,apo me ate pa xham? //Shoku Zylo//,kjo ngjarje nuk le vend per filozofime te paaftesh ne perpjekje per te shpetuar lekuren e tyre.E pohon dhe vete qe jeni vend ushtarakisht i dobet,mes parqeve e rrugeve,nuk u mbetet para per fortifikimet ushtarake,as te restauroni ato te Xhaxhit,e megjithate po plasi lufta, do t'ju duhet t'i perdorni te gjitha,edhe ato te gjermaneve dhe xhaxhi Putini e di me mire se ti sa vlejne ato,prandaj ka derguar //blogerit//.Te ngrihen nervat kur shikon dy te paafte Peleshin dhe Cucin, qe per te shpetuar veten perpiqen t'a hollojne ngjarjen si lemonade dhe t'i trajtojne spiunet si/turiste aventuriere/!

    Përgjigju
  • Paul: 22/08/2022 19:29

    nuk ka asgje aty per spiunllek,,,do ishte mire te viheshin ne pune keto izina ,,,e te shismin fisheke apo automatike...

    Përgjigju
  • Ilir: 22/08/2022 17:00

    Kam punuar 8 vite aty dhe mendoj qe nuk ka asnje sekret qe mund te miret. Por zoti minister , u plagisen dy ushtar duke ruajtur! A nuk bie er qe te plagosin dy ushtar turistet dhe ministri te thot qe ska problem se objekti duhet te deklasifikohet?!!! Nje polic rruges ruan vijen e bardhe ne mes te rruges qe nuk ka asnje sekret ne asnje vend te botes. Po po e dhunove se do te shkelesh vijen e bardhe, nuk denohesh se shkele vijen por mbi gjithcka se dhunove rusjtesin e saj, policin. Dhe denimi eshte i rende

    Përgjigju
    • Girdi: 22/08/2022 18:56

      Bravo

  • Tradhtia: 22/08/2022 15:21

    Me kete deklarate që nuk eshte sekret shtetetor ministrat palaqo që i rrah RAMA në zyre sapo ja kane ulur denimin ruseve duke i ulur akuzat pra po dergojne uje në pusin e ruseve! Duke deklaruar që nuk eshte sekret shteteror I japin keshtu të drejte avokateve të spiuneve rus që të dalin pa lagur nga Kjo histori nga vet ministri yne i cili duhet akuzuar për tradhti kombetare , ushtria shqiptare dhe NATO të bëhen gati të godasin kokat e medha në krye të shtetit si Rama Peleshi etj , Kjo tregon që jo vetëm Rusia por cdo shtet po tallet në shqiperine dhe Rama paska qene tradhtar që kur nxjerri në e-albania të dhenat sekrete të ushtrise që Aty duhet të ishte arrestuar Rama nga NATO bashke me ministrin pergjegjes! Mesa shikohet në shtator Rama bie nga karriga bashke me keto ministra që ngjajne si një kope joprofesionale që jep deklarata antikombetare! Për 10 vite shqipëria eshte kthyer në një vend rrumpallë dhe Mesa duket nga 1 janar 2023 RAMA del ne pension Bashke me ministrat e pa eksperience dhe pa kompetence që ka vendos , një minister mbrojtje duhet të jetë një ish gjeneral apo ish ushtarak i larte jo keto rrumpalla që rrihen ne zyra ! Rusia eshte superfuqi vetëm USA mund të merret me ta por shteti shqiptar ka treguar dobesi kundrejt te huajve dhe kundrejt sigurise kombetare! Rama ka rene !

    Përgjigju
  • Ooiosti: 22/08/2022 15:08

    Shqiptare pegatituni per lufte nga ruse nga juguderi ne veri edhe ne dede ku eshte vlora vlora na muak shtator do filloje lufta me rusine dhe me serbine

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 22/08/2022 14:03

    Paska ardh ultimatum nga Rusia dhe Rama nxorri kete kaqolin e Dalines si perhere te beje nul ato qe jane thene deri dje per ruset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë