Indi, rritet në 350 numri i viktimave nga përmbytjet (FOTO+VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që kanë sjellë prej javësh përmbytje masive në Indi, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 350 personave

Sipas “Press Trust of India” provincat më të prekura nga përmbytjet janë ato në lindje dhe verilindje të Indisë.

Në Maharashtra 1.519 shtëpinë janë në gjendje të pabanueshme, dhe rreth 20.000 të tjera janë dëmtuar plotësisht.

Në provincën Karnataka më shumë se 10 000 kafshë kanë ngordhur në ferma të ndryshme dhe 10 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Së fundmi numri i viktimave në Indi ishte deklaruar 333.

Në Bihar nga përmbytjet kanë vdekur rreth 130 persona ndërsa në Assam 86.

Prej përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe aksidenteve të shkaktuara nga reshjet e dendura, në shtetin e Himashal Pradesh, kanë  humbur jetën 22 vetë.

Rreth 190,000 njerëz janë ende duke jetuar në kampe dhe gati 700 mijë të tjerë janë duke u evakuuar.

Rreshjet musone dhe erërat që nisin në muajt qershor e që vazhdojnë deri në shtator janë mbizotëruese dhe godasin çdo vit Indinë, duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Vitin e kaluar, më shumë se 200 njerëz vdiqën në Kerala në atë që u cilësua si përmbytja më e rëndë e shtetit në 100 vjet.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën