India ndalon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës

India ndalon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës

Qeveria e Indisë ndaloi organizatën bamirëse të Nënë Terezës për të marrë fonde nga jashtë, duke thënë se nuk plotësonte kushtet sipas ligjeve lokale.

Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme thotë se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit për rinovimin e liçencës së organizatës “Misionaret e Bamirësisë”, gjeti “informacione të pafavorshme”, por pa dhënë hollësi të tjera.

Njoftimi vjen ndërsa në Indi janë shtuar sulmet ndaj të krishterëve nga grupe Hindu të ekstremit të djathtë, të cilët i akuzojnë priftërinjtë dhe kishat se detyrojnë banorët të konvertohen në katolikë.

Në fillim të dhjetorit, organizata “Misionaret e Bamirësisë”, që Nënë Tereza themeloi në vitin 1950, u vu nën hetime pas disa ankesave se vajzat në strehimoret e saj ishin detyruar të lexonin Biblën dhe të recitonin lutje të krishtera. Organizata i mohon akluzat.

“Misionaret e Bamirësisë”, operon qindra strehimore që kujdesen për disa prej më të varfërve, që Nënë Tereza i quante “më të varfërit e të varfërve”.

India ka komunitetin më të madh katolik në Azi pas Filipineve. 18 milionë katolikët e Indisë përbëjnë gjithsesi një pakicë të vogël krahauar me popullsinë kryesisht Hindu prej 1.4 miliardë banorësh të Indisë.

Kritikët thonë se tensionet fetare janë shtuar nën qeverinë nacionaliste Hindu të Kryeministrit Narendra Modi.

Nënë Tereza u nderua me çmimin Nobel të Paqes në vitin 1974 dhe Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në vitin 2017, dy dekada pas vdekjes./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?