Qeveria e Indisë ndaloi organizatën bamirëse të Nënë Terezës për të marrë fonde nga jashtë, duke thënë se nuk plotësonte kushtet sipas ligjeve lokale.
Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme thotë se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit për rinovimin e licencës së organizatës “Misionaret e Bamirësisë”, gjeti “informacione të pafavorshme”, por pa dhënë hollësi të tjera.
Njoftimi vjen ndërsa në Indi janë shtuar sulmet ndaj të krishterëve nga grupe Hindu të ekstremit të djathtë, të cilët i akuzojnë priftërinjtë dhe kishat se detyrojnë banorët të konvertohen në katolikë.
Në fillim të dhjetorit, organizata “Misionaret e Bamirësisë”, që Nënë Tereza themeloi në vitin 1950, u vu nën hetime pas disa ankesave se vajzat në strehimoret e saj ishin detyruar të lexonin Biblën dhe të recitonin lutje të krishtera. Organizata i mohon akuzat.
“Misionaret e Bamirësisë”, operon qindra strehimore që kujdesen për disa prej më të varfërve, që Nënë Tereza i quante “më të varfërit e të varfërve”.
India ka komunitetin më të madh katolik në Azi pas Filipineve. 18 milionë katolikët e Indisë përbëjnë gjithsesi një pakicë të vogël krahasuar me popullsinë kryesisht Hindu prej 1.4 miliardë banorësh të Indisë.
Kritikët thonë se tensionet fetare janë shtuar nën qeverinë nacionaliste Hindu të Kryeministrit Narendra Modi.
Nënë Tereza u nderua me çmimin Nobel të Paqes në vitin 1974 dhe Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në vitin 2017, dy dekada pas vdekjes./ VOA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor, 09:35
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor, 19:36
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Itali/ Vrau me thikë fqinjen 18-vjeçare, arrestohet 19-vjeçari nga India! Ja ngjarja
26 Tetor, 18:44
-
Presidenti rus Putin pret samitin e zgjeruar të BRICS
22 Tetor, 18:52
-
Më 2 dhe 3 tetor, organizohet në Shqipëri Mini Festivali i Indisë! Do çelet ekspozita 'Odisea e Arkitekturës së Indisë'
2 Tetor, 10:07
-
Veton Surroi: Nënë Tereza, Shteti Bektashi dhe njëqind fjalët në erën e IA-s
25 Shtator, 10:03
-
Fjala e plotë e Ramës në OKB: Mbështesim transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran në Tiranë
23 Shtator, 08:22
-
Foto e rrallë/ Nëna Terezë me Mbretëreshën Elizabeta II
6 Shtator, 11:20
-
“Unë besoj në mrekulli! Nënë Tereza më ngriti në këmbë, gjithë jetën ia dedikoj asaj!” Rrëfimi i rrallë i Ardit Mancakut, në ditën e shenjtores shqiptare
5 Shtator, 16:00
-
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare 'Gonxhe Bojaxhi': Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë
5 Shtator, 15:04
-
‘Besra’ dhe ‘Andrino’, 2 mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën
5 Shtator, 13:40