Infektimi i stafit mjekësor në QSUT, qytetarët në distancë dhe me maska

Pamje nga QSUT

Pas konfirmimit të 21 rasteve të reja me koronavirus, ku 13 prej të infektuarve ishin staf mjekësor dhe pacientë në QSUT, qytetarët vazhdojnë të veprojnë sipas rregullave të vendosura.

Në fotot e publikuara dallohet se pacientët respektojnë distancën sociale, duke qëndruar në radhë dhe të pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe doreza.

Insituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar në 24 orët e fundit 21 të prekur me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin total të të prekurve.

Edhe pse janë lehtësuar masat, të gjithë qytetarët duhet t'i respektojnë me përpikëri rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të domosdoshme listat e hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Maqedonia e Veriut vendosi të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë