Infektohet me COVID mjeku endokrinolog Geront Husi, dërgohet për kurim në Turqi! Pipero: Është në terapi intensive, po lufton të mposhtë virusin

Infektohet me COVID mjeku endokrinolog Geront Husi, dërgohet për kurim në Turqi! Pipero: Është në terapi intensive, po lufton të mposhtë virusin

Mjeku endokrinolog Geront Husi

COVID-19 ka infektuar një tjetër person në radhët e mjekëve, ku i prekur rezulton mjeku endokrinolog Geront Husi. Doktor Husi është prekur nga COVID dhe është dërguar për kurim në Turqi. Mjeku ndodhet në terapi intensive, por në parametra jetësor normale.

Për rastin e tij ka reaguar edhe meku Pëllumb Pipero, i cili tregon se mjeku ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, por uron që ai t’ia dalë dhe t’i bashkohet sërish kolegëve dhe familjes.

“Dr. Geront Husi endokrinologu ynë i talentuar po përballet me Covd 19 në Spitalin Medical Park ne Stamboll! Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me prametra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale! Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh!”, shkruan Pipero.


Lajmi kryesor:

Sot 819 raste të reja dhe 21 humbje jete nga COVID-19, viktima më e re 35 vjeç! Infektohet mjeku endokrinolog, dërgohet për kurim në Turqi


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 08/03/2021 04:50

    Pra vetem genjeni dite e nate. E si i sherbeni qytetareve neper spitale, kur mjeket i dergoni jashte? Pra cfat te kene njerzit dhe kush te kete miq e shoke e para.

    Përgjigju
  • Mandi: 07/03/2021 17:25

    Mjeku i shendetsise falas dhe efiçente Rilindese te Ramesdhe kancer Manastirtliut dhe Beqes shkon per kurim ne Turqi!!! Po cne qe ky shkon ne Turqi kur ne kemi spitale te Rilindura me mjeke qe perkushtohen?? Lind pyetja, a e keni idene sesa kushton nje nate ne spitalet turke?? Si e perballon ky zotni mjeku tarifen me rrogen modeste shteterore???

    Përgjigju
  • sapa: 07/03/2021 17:20

    Pse nuk e mbani ju heronjte po ja dorezoni osmanllinjve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik