Infektohet me Covid Leonard Toçila, trajneri i ekipit shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Toçila është trajner i skuadrës së Gramshit, një zonë ku rezultojnë të prekur 10 persona në 24 orët e fundit.

Nuk dihet nëse i gjithe ekipi është karantinuar dhe nëse u janë marrë tamponët.

Report tv do t'iu mbajë të informuar në vazhdim.