Inflacioni në janar 2023 u rrit me 7.1% sipas metodës së Eurostat, çmimet e ushqimeve me 12%

Inflacioni në janar 2023 u rrit me 7.1% sipas metodës së Eurostat, çmimet e ushqimeve me 12%

Foto ilustruese

Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që raportohet nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit dhe shërben për ti bërë të krahasueshme çmimet kudo në Europë. Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte rritur me 7.2 për qind në janar 2023.

Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7%, “Veshje dhe këpucë” me 5,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,2% secili dhe “Komunikimi” me 1,1%.

Në janar 2023 inflacioni në rang europian pësoi rritjen më të lartë në Hungari me rreth 26%, Me Litani me mbi 21%dhe në Çeki me rreth 19%. Në krahun tjetër çmimet u rriten me ritme më të ulëta në Zvicër me vetëm 3%, Luksemburg, Spanjë, Maltë, Qipro dhe Francë ku çmimet janë rritur me 6.7%. inflacioni në vendin tonë është rritur poshtë mesatares Europiane me 10 për qind në janar 2023.

Në muajin Janar 2023, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4%, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. Si IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit. Qëllimi i të dy treguesve është të matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh të konsumit. Sistemi i klasifikimit IÇK dhe IHÇK përdorin të njëjtin klasifikim të mallrave dhe shërbimeve.

Të dhënat e çmimeve IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit. IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve./ Monitor

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë