Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%

Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%

Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra lehtë në 2.33%, nga 2.36% që kishte qenë për janarin. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Ai përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për shkurtin pësoi rënie në 2.09%, nga 2.1% që kishte qenë për janarin. Edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.25% të një viti më parë.

Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin shkurt ishte në nivele të përafërta me inflacionin bazë neto, me 2.08%, nga 2.09% që ishte për janarin dhe 3.22% që kishte qenë në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi e mbylli vitin 2024 në nivelin 2.1%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4% i fundit të vitit 2023.

Ndërkohë, për dy muajt e parë të këtij vitit inflacioni ka rënë më tej në nivelin 1.9%, niveli më i ulët në afërsisht katër vitet e fundit.

Në skenarin bazë, Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit këtë vit, rritje që të paktën në muajt e parë të vitit nuk po ndodh. Kjo pritshmëri mbështetet në normat e ulëta të interesit dhe kreditimin e shpejtë të ekonomisë, stabilizimin e kursit të këmbimit të lekut dhe zbutjen e efektit rënës të inflacionit të importuar.

Në mbledhjen e parë për vendimmarrjen e politikës monetare të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në shkurt të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Sipas tij, balanca e rreziqeve për të ardhmen paraqitet neutrale për momentin. Megjithatë, pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur, kryesisht për shkak të zhvillimeve në ambientin e huaj./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton