Infrastruktura në Lezhë, debate në Këshill! PD: Keni diskriminuar 6 njësi administrative! Ndreu: S’mund të investojmë pa bërë më parë kanalizimet

Infrastruktura në Lezhë, debate në Këshill! PD: Keni diskriminuar 6 njësi administrative! Ndreu: S’mund të investojmë pa bërë më parë kanalizimet

Alfrida Marku

Infrastruktura rrugore u bë objekt diskutimesh dhe debatesh në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Lezhës. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, akuzoi Bashkinë se nuk ka parashikuar asnjë projekt në rruge në 6 njësi administrative, duke i diskriminuar ato.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i mohoi pretendimet e opozitës, duke deklaruar se nuk mund të ndërhyhet në rrugë pa realizuar projektet e kanalizimeve dhe ujësjellësve, investime që pritet të nisin së shpejti.

Objekt debatesh u bë dhe tenderi më u fundit i Bashkisë Lezhë për karburantin i cili kap vlerën e 62 milion lekeve.

Me buxhetin e këtij viti Bashkia Lezhë ka parashikuar mbi 5.3 miliard lek investime në infrastrukturën rrugore e zonave rurale, ku sipas saj janë dhe problematikat më të mëdha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-polic

Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-polic