Iniciativa për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, Kryegjyshata: Do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin! Moment historik për tolerancën fetare

Iniciativa për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, Kryegjyshata:  Do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin! Moment historik për tolerancën fetare

Baba Mondi dhe Kryegjyshata botërore e bektashinjve

“Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”.

Kështu thotë Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në një njoftim për mediat.

“Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore”.

“Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave.

Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë”, thuhet në njoftim.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Në njoftim sqarohet edhe cilët persona do të përfitojnë shtetësinë e shtetit të ri që pretendohet të krijohet.

“Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative. Ndryshe nga sa është aluduar në media, shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore”, thuhet në deklaratën për mediat. 

Lajmi për krijimin e një shteti të tillë u artikulua fillimisht në prestigjiozen amerikane “New York Times”, ku flet vetë kryeministri Edi Rama dhe Kryegjyshi Edmond Brahimaj. Kryeministri Rama tha se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Urdhri Bekjtashi është një rend sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri. Duke kombinuar një interpretim të lirë të Kuranit me misticizmin, elementet e besimeve para-islamike të Turqisë dhe përkushtimin ndaj të urtëve të tyre të vdekur, të njohur si dervishët, bektashinjtë e zhvendosën selinë e tyre në Tiranë nga Turqia gati një shekull më parë.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 23/09/2024 05:15

    O Baba Mondi or dallaverexhi .po pse ju fute kesaj loje te ndyre moe hajvan .populli panvaresisht besimit ne njefare menyre ju kane respektuar .nje gje me ben pershtypje .a do jeni ne gjendje te perballoni urrejtjen edhe zemerimin e shqipetareve? I keni hyre detit ne kembe.mqn se dashkeni shtet shoni edhe beheni ne Iran mor kelyshe te shitur.turp mor faqezi si do kesh surrat te takohesh me njerezit .kujton se nje i droguar do te mbroje ? Edi Rama nuk e di as vete ku eshte ai tani eshte delir edhe kjo nuk zgjat shume .turp te keni or tradhetare

    Përgjigju
  • Idk: 23/09/2024 04:12

    Shtet rakie e mishi ne hell

    Përgjigju
  • idajet: 22/09/2024 23:29

    Baba Edi dhe Baba Mondi pra, baballaret ed-monder i njoftoj se si qytetare te kesaj republike po shkelin kushtetuten , ligjin themel te shtetit tone, neni1 pika2. Neni 1 1. Shqipëria është Republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

    Përgjigju
  • Rama nuk është mbret: 22/09/2024 22:04

    Asnje nuk e kërkoi, asnje nuk protestoi, Rama dhuroi tokën pa lejen e kushtetutës. Po e përdor atë kushtetute si letër higjienike. Ne vemd ta mbrojë, shkon e bën si ti doje qejfi.

    Përgjigju
  • Mira: 22/09/2024 20:06

    Po si mund te flitet si e ema e Zeqos maje thanes? Ky sekt eshte shi'it, dhe si i tille eshte sektar ne raport me sunitet, qe perfaqesojne rrymen kryesore te myslimaneve. Si munden keta sektare te perfaqesojne tolerancen kur keta per vete jane njerez qe jane ndare nga trungu se nuk e pelqenin ate? Pallavra

    Përgjigju
    • Burgajeti: 22/09/2024 23:44

      Zonja Mira! Para se te komentoni si e ema e Zeqos ne maje te thanks,meso historine e Bektashizmit. Bektashizmi eshte krijuar prej jenicereve,femije te marre pengje prej familjeve katolike apo ortodokse,te cilet nuk pelqenin myslimanizmin.Por,te kundershtoje myslimanizmin,ishte e denueshme prej sulltanatit.Ne keto rrethana te paret e bektashinjve,krijuan nje besim te ndermjetem,duke marre nga besimet myslimane,katolike dhe ortodokse,anet me te mira te tyre,te cilat predikonin,dashurine,tolerance,bashkepunimin dhe lirine e besimeve te tjera.Nese muslimanet kane Xhami,bektashinjte kane Teqete.Ne xhami nuk strehoen kalimtare jo myslimane,ne teqe strehoen,hane,pine e flene cfardolloj udhetari,qofte mysliman,katolik apo ortodoks.Prandaj pranohen si nje besim tolerant e bashkepunues me besimet e tjera... Jane keto aresyet,qe me eliminimin e sulltanatit dhe shkaterimin e formacioneve te jenicereve nga Mustafa Qemal Ataturku,u perzu edhe qendra e Bektashizmit Boteror nga Turqia...Meqenese Dedeja I asaj kohe ishte me origjine Shqiptare,Ahmet Zogu i pranoi ne Shqiperi...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës