VLORË-Inspektimet për zbatimin e ligjit anti-duhan kane nisur edhe në Vlore. Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Elatr Deda ka qenë në Vlorë, ku ka ndjekur nga afër punën e ekipit të promocionit dhe drejtuesve të DSHP-së sa i përket informimit të qytetareve e bizneseve për zbatimin e këtij ligji.
Ata kanë shpërndare fletëpalosje dhe kanë komunikuar me qytetarë e biznese, ne këtë periudhe të parë dy javore, e cila përkon me sensibilizimin.
Sipas Dedës, puna e deritanishme dhe bashkëpunimi i qytetarëve e bizneseve është një fillim i mbarë.
Ai tha se institucioni që ai drejton është i vendosur në zbatimin e këtij ligji. Deda tha se kjo nuk do të ngelet vetëm në këtë fazë por aplikimi i ligjit do të bëhet në çdo pjese të tij dhe s’do të ketë asnjë tolerance.

Sipas tij vjelja e gjobave është e parashikuar nw ligj, e për këtë do të ketë mekanizma për të mos cënuar biznesin.
Ndryshimet e bëra përcaktojnë se do të ketë penalitete për çdo njeri që kapet duke konsumuar duhan në ato ambiente të cilat nuk lejohet pirja e duhanit. Do të ketë gjoba jo vetëm për pronarët e lokaleve por dhe ata që pinë duhan.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO