Gjatë vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, rezulton se 50,5 % e popullsisë 15-64 vjeç ishte e punësuar, 11 % e papunë dhe 38,5 % ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës), ku pjesa kryesore, ose 53,5% e të punësuarve, ishin në sektorin bujqësor, pyjeve dhe peshkimit.
Sipas INSTAT-it, 58 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 14,2 % të papunë dhe 27,8 % jashtë forcave të punës.
Ndërsa 43,4 % e femrave 15-64 vjeç rezultojnë të punësuara, vjet ishin 7,9 % të papuna dhe 48,7 % jashtë forcave të punës.
Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15- 64 vjeç është 17,9 %, ku për meshkujt kjo shkallë papunësie ishte vjet 4,2 pikë përqindje më e lartë se femrat.
Vjet punësimi u rrit 1,3% më shumë nga viti 2013.
Gjatë vitit 2014 numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.037 mijë persona dhe krahasuar me vitin pararendës, punësimi u rrit me 1,3 %.
Vërehet se 61,5% e popullsisë 15-64 vjec ishte pjesëmarrëse në forcat e punës. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës ishte 20,9 pikë përqindje më e lartë se femrat.
Sektorët bujqësorë dhe i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42,7 % dhe 39,4 % të të punësuarve gjithsej.
Në punësimin sipas grup-profesioneve në strukturën e punësimit gjatë vitit 2014 sipas sektorëve vërehet se 53,5 % e të punësuarve ishin në sektorin bujqësor dhe
16,3 % nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve.
Sipas vlerësimeve, për vitin 2014, rezulton se 41,6 % e të punësuarve ishin të punësuar me pagë, 26 % të vetë-punësuar dhe 32,4 % punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Në këndvështrimin gjinor, femrat kanë 1,7 herë më shumë mundësi nga meshkujt që të jenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes, pasi 42 % femrave të punësuara dhe 25,1 % e meshkujve të punësuar janë të përfshirë në këtë kategori. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, punëtorët pa pagesë në biznesin e familjes klasifikohen në punësim informal./atsh/
/Shqiptarja.com