INSTAT: Inflacioni gjatë muajit maj arrin në 6.7%, rritja më e madhe e karburantit me 21.7%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 11.4 %

INSTAT: Inflacioni gjatë muajit maj arrin në 6.7%, rritja më e madhe e karburantit me 21.7%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 11.4 %

Inflacioni në maj arriti rekord ne 6.7%, nga 6.2% që ishte në Prill. Rritja më e madhe ishte tek transporti me 21,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” që u shtrenjtua me 11,4 %. Tek grupi i ushqimeve çmimi i vajit u rrit me 29%, “bukë dhe drithëra” me 18,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,4.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2022, arriti 109,2 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2022 është 6,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2022, krahasuar me Prill 2022 është -0,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,01 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,53 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,05 % secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 21,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 % dhe “Shëndeti” me 0,2 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 29,1 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 18,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,0 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,0 %, “mish” me 7,8 %, “peshk” 7,2 %, etj. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 3,1 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6 %. Ndërsa, grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,5 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave