TIRANË- Pikëpyetjet nëse turizmi do të mbijetojë këtë vit sa vijnë e shtohen më tepër. Të dhënat e INSTAT flasin për rënie me 67% të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri në muajit korrik krahasuar me një vit më parë. Dhe kryesisht të huajt që vijnë gjatë muajve të verës në Shqipëri frekuentojnë bregdetin tonë për pushime.
Në total në muajin që lamë pas kanë hyrë në vend 387 mijë e 716 persona, nga mbi 1.1 milionë që hynë në korrik 2019. Ndërkohë në 7-muaj të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 1.1 milionë të huaj nga 2.6 milionë shtetas vendas dhe të huaj që hynë në total.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin 2020 shënoi një rënie me 64,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Por pandemia nuk ka sjellë vetëm humbje, pasi ka shënuar një rritje të konsiderueshme numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri për arsye biznesi dhe profesionale. Sipas të dhënave është rritur me 11% numri i të huajve që kanë ardhur në vend për këtë motiv. Konkretisht në 7 muaj për biznes kanë ardhur 62.998 persona nga 56.566 persona që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport nuk specifikohen kategoritë e biznesit, nëse janë të punësuar këtu, apo edhe nëse kanë ardhur për trajnime.
Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 52,4 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 88,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Korrik 2020, janë 545.962 duke shënuar një rënie me 62,7 %.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
Nuk jan te huaj o instat, jan Shqiptare me pashaporte te huaj. E madje kur vine ne pika kalimi kufitar flasin dhe Anglisht qe mos i cani trrapin se aq shum jan merzit me kte vend.
Përgjigju