Për të gjithë ata që duan të kenë të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, tanimë bazuar mbi ndarjen e re territoriale-administrative me 61 bashki, mund t'i gjejnë në portalin online www.instatgis.gov.al.
Në maj të vitit 2014, INSTAT publikoi në një konferencë ndërkombëtare analizat e thelluara bazuar në Censusin 2011, por duke filluar nga sot, ato gjendet online.
Gjithashtu, fillimisht këto të dhëna iu ofruan publikut në format të përpunueshëm dhe gjeoreferuar me ndarjen territoriale sipas qarqeve, bashkive dhe komunave.
Tashmë treguesit statistikorë do të jenë të disponueshëm dhe sipas ndarjes së re territoriale me 61 bashki. Këto tregues janë kategorizuar sipas karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike si popullsia rezidente, arsimi, punësimi, kushtet e banimit dhe nivelit të jetesës të bazuara në Censusin 2011.
Në këtë mëyrë INSTAT u jep mundësinë çdo përdoruesi që të mund të informohet si dhe të përpunojë treguesit social dhe ekonomik sipas ndarjes së re administrative.
Ky produkt është mbështetur nga qeveria zvicerane në vijmësi të bashkëpunimit për Censusin e vitit 2011 dhe analizave të thelluara, duke nxitur hulumtimin cilësor për politika dhe vendimmarrje në Shqipëri..
Qëllimi i përditësimit statistikor me të dhëna të reja në aplikacionin e webgis do të jetë një mjet në duart e të gjithë përdoruesëve për të patur akses në statistika të azhornuara, të sakta dhe transparente. Për INSTAT, ky është një hap më tej në përmbushjen e kërkesave kombëtare dhe ndërkombëtare për të dhëna të besueshme, të cilat do të jenë të dobishme për institucionet përgjegjëse për politikat socio - ekonomike dhe zbatimin e tyre./atsh/
/Shqiptarja.com