Ekonomia po rritet por me ritëm më të ngadalësuar se fillimi i vitit. Për periudhën prill-qershor 2026, INSTAT thotë- se Prodhimi i Brendshëm Bruto i rrit me 3.61%, nga 3.71% në tremujorin e parë.
Kontributi më i madh në rritjen ekonomike po vjen nga vetë shteti pasi sipas raportit me këtë tremujor grupi i administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë kontribuoi me 1.38%. Rol në këtë grup ka pasur rritja e pagave të administratës.
Mbledhja e madhe e të ardhurave nga taksat ka pasur rolin e dytë më të madh në këtë rritje me 1.13%. Më shumë taksa janë arkëtuar këtë vit edhe prej inflacionit me të lartë, sidomos tek hidrokarburet por edhe tek produktet e shportës.
Në vend të tretë është grupi i tregtisë, transportit dhe akomodimit me kontribut 1% në rritjen ekonomike e ndikuar më së shumti nga prodhimi i energjisë por edhe shtimi i aktivitetit turistik.
Ndërsa sektori i ndërtimit ka kaluar në vend të katërt me një kontribut minimal prej 0,15%, për shkak edhe të luhatjeve që ky sektor ka raportuar gjatë këtij viti, herë me kërkesën e ulët për prona, por edhe me aktivitet më të ulët ndërtues.
E kundërta ndodhi me një nga sektorët kryesorë të ekonomisë e që punëson me shumë se 30% të shqiptarëve, bujqësia thelloi edhe më tej rënien duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike me -0,38%.
Sa i takon krahasimit me sipas sektorëve me vitin e kaluar, përsëri administrata kryeson me rritje 12.14%, si rezultat i indeksimit të pagave në shtet, apo edhe prej rritjes së rrogave edhe gjatë këtij viti në disa profesione, nga arsimtarët, bluzat e bardha apo edhe në radhët e policisë.
Në vend të dytë është sektori i pasurive të paluajtshme me rritje prej 7.20%, për shkak të blerjeve me çmime më të larta por edhe si rezultat i investimeve në rritje në këtë fushë, që vetëm në gjashtëmujor ishin 610 milionë euro.
Sa i takon grupit “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" ku bën pjesë edhe turizmi, rritja në krahasim me vjet është vetëm 5.35 %.
Edhe pse ekonomia vijon të rritet, përsëri struktura e saj mbetet e brishtë, për shkak të krizës në sektorët prodhues ku është përqendruar edhe punësimi. Në krahasim me vitin e kaluar sektori i bujqësisë ra me 2.29% dhe sektori i industrisë, energjisë dhe ujit ka rënë me -0.47%.
Lajmi kryesor:
Nga tetori 160 produkte ushqimore në 'Pasqyrën e Çmimeve', Ibrahimaj: Çmime fikse për 3 muaj, fitim minimal për biznesin










