Shumë shpejt nis diskutimi për projektligjin e aministisë në komisionet parlamentare, siguroi ministri i Drejtësisë Toni Gogu. Ndërsa për masat e sigurisë tha se po punohet për të rikthyer përdorimin e byzylykut elektronik.

 Aministia që u miratua nga qeveria ne shkurt por mbeti pezull për disa muaj në kuvend në pritje të vleresimit nga komisioni europian tashme eshte gati dhe  projekligji do ti nënshtrohet procedurave parlamentare.

“Shumë shpejt projektligji që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, fillon diskutimin dhe besoj që do të bëhet realitet në javët në vijim", tha Gogu. 

Gjatë vizitës në burgun e grave në Pojskë, Gogu tha se amnistia synon të rikthejë “fytyrën njerëzore” të sistemit, ku do të përfitojnë gratë, të moshuarit dhe të miturit që vuajnë dënimin në burgje. Sipas projektit fillestar, parashikohet të përfitojne të paktën 447 të burgosur që do të lënë menjëherë qelitë, ndërsa falje nga dënimi do të përfitojnë edhe menjëherë, 5077 të dënuar me masa alternative në Shërbimin e Provës. Përjashtohen nga amnistia të dënuarit nga GJKKO për korrupsion dhe krim të organizuar.

Ministri foli dhe për mbipopullimin e burgjeve, duke njoftuar rikthimin e përdorimit të byzylykëve elektronikë, si një nga masat alternative të sigrurisë.

“Popullsia e të paraburgosurve madje është më e lartë se e të dënuarve sot në sistem. Si Ministri e Drejtësisë po punojmë që edhe mbikëqyrja elektronike të jetë së shpejti një opsion për gjyqësorin shqiptar”, tha Gogu.

Sa i përket pretendimeve për keqtrajtimin e të dënuarve VIP në burgje, siç është rasti i Ilir Metës, ai deklaroi se ankesa po ndiqet nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar.

 

K.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?