‘Intelektualët’ e LSI / Meta-Kryemadhi listë me ngelësa, persona me shkollë partie, të diplomuar tek Kristali dhe spiunë, njihuni me CV-të

‘Intelektualët’ e LSI / Meta-Kryemadhi listë me ngelësa, persona me shkollë partie, të diplomuar tek Kristali dhe spiunë, njihuni me CV-të

Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe listat e kandidatëve

Jo vetëm gangsterë, njerëz të skeduar për dhunë, të dënuar për fshehje pasurie, kumarxhi dhe ish-drejtorë me dosje voluminoze korrupsioni në SPAK, por Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së edhe personazhe me arsim të dyshimtë, ngelësa, spiunë dhe të diplomuar në universitete që janë shkrirë në vitin 2014 nga si kioska dhe piramida universitare. Në Durrës, në emër të LSI-së kandidon Durim Hoçja, i diplomuar në Universitetin Kristal, i shkrirë nga qeveria 7 vite më parë.

Po në Durrës, Kryemadhi ka kandiduar Ramazan Topuzin, drejtor i Drejtorisë Juridike, të Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore në Presidencë, që drejtohet nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta i cili e ka kthyer Presidencën në një celulë të LSI-së. Topuzi ka mbaruar shkollën e lartë në Ministrinë e Brendshme 1987-1991. Në Durrës, Kryemadhi dhe Meta kanë kandiduar Blerina Bulkun, e ‘diplomuar’ te Universiteti Vitrina, i shkrirë si Kristali. Edhe një tjetër kandidat për deputet i LSI-së në Durrës, Hysni Caca është diplomuar tek ‘Kristali’.

Ndërkaq, në Fier kandidon e dytë në listë, ish-deputetja Kjedi Mehmetaj, e cila thotë se vazhdon ende studimet e larta. Arben Çuko, kandidat i LSI-së po në Fier, është diplomuar tek ‘Kristali’. Pjesë e listës së LSI-së janë edhe Juard Mutaraj, i cili vazhdon të jetë student që nga viti 2015 si dhe Entor Krakulli, i ‘diplomuar’ për drejtësi tek ‘Kristali’ në Fier. Megjithatë, Krakullin LSI-ja e ka bërë drejtor të rëndësishëm kur ishte në pushtet.

Në listën e LSI në Fier është edhe Mariglen Shehaj, i ‘diplomuar’ tek ‘Vitrinat’ si dhe Besmir Gropa i ‘diplomuar’ tek ‘Kristali’. Në Elbasan, në emër të LSI-së kandidon Franko Hakilja, i cili vijon të jetë student, ndërsa si aktivitete deklaron të qenit delegat dhe anëtar i LSI-së. Të njëjtin status deklaron edhe kandidatja Sindi Qafleshi, e cila si aktivet shoqëror deklaron të qenit anëtare e LSI-së.

Në Berat, Kryemadhi dhe Meta kandidojnë Ilir Oboni, i diplomuar për drejtësi tek ‘Kristal’. Oboni ka bërë edhe një kurs 4-mujor për polic, ndërsa deklaron një diplomë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, diçka e çuditshme dhe e padëgjuar, pasi SHISH nuk është universitet. Ndërkaq, në Gjirokastër, nën siglën e LSI-së kandidon Erald Alika, i diplomuar në Universitetin ‘Kristal’, i shkrirë në 2014 nga qeveria ‘Rama’, pesë e të cilës ishte edhe LSI deri në vitin 2017.

Në Korçë, LSI kandidon edhe Pandi Janin, i cili thotë se është diplomuar në një universitet privat ‘Menaxhim Turizmi’, në Maqedoni. Ndërkaq, kryesuesi i listës së LSI-së në Kukës, Erblin Bulica, deklaron si arsimim ndjekjen e një kolegji profesional, ndërsa kandidatja e renditur e dyta, Fiqirete Çelaj deklaron ‘Bachelor’ për infermieri në një filanin e një universiteti në Kukës, pa specifikuar emrin.

Në Lezhë, kandidatja e LSI-së, Ertila Nikolli, e renditur e dyta në listë, është diplomuar tek ‘Kristal’. Tek ‘Kristal’ është diplomuar edhe kandidati tjetër Ded Ndreca, i dënuar në shkallë të parë për fshehje pasurie. Një tjetër kandidate e LSI-së në Lezhë, Algerta Shabani, rezulton e diplomuar tek Kristal-i. Edhe kandidati i fundit i LSI-së në Lezhë, Emiljano Gjonaj, është diplomuar tek Kristal-i, një universitet i shkrirë nga Ministria e Arsimit si kioskë dhe deformim i arsimit në Shqipëri.

Çuditërisht, një pjesë e kandidatëve të LSI-së me diploma të Universitetit Kristal kanë mbajtur poste të rëndësishme në administratë kur LSI-ja ishte në pushtet. Edhe pse një pjesë prej tyre kanë pak shanse të marrin e mandatin e deputetit, përfshirja e tyre në lista, i projekton ata për poste drejtorësh, nëse PD-LSI do të vijnë në pushtet.

Klikoni emrin e kandidatit për të lexuar CV e secilit

DURIM HOCJARAMAZAN TOPUZIHYSNI CACAKEJDI MEHMETAJARBEN CUKOJUARD MYFTARAJETNOR KRAKULLIMARINGLEN-SHEHAJBESMIR GROPAFRANKO HATLIJABERINDA BULKUILIR OBONISINDI QAFLESHIPANDI JANIERALD ALIKADED NDRECAERTILA NIKOLLIERBLIN BULICAFIQIRETE CELAJ

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 21/03/2021 08:05

    Krenaria e arsimit ne lesheli qe del neper tv tip pordha (peka) dhe kakaris per arsimin si stratege nderkombetare, nderplanetare, kozmike ,leshelike, babaxhike eshte Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme. Fundi i botes dhe kjo sharebajge nga Fieri ka surrat e del e flet per arsimin me cipin e futur ne tru nga Nafije dybeku. Kjo eshte leshelija. Gjithe te pashkolluarit i shkojne prapa per te zene nje vend drejtor qe te vjedhin pastaj me 2 duart. Kur ishte leshelija ne pushtet gjatoshja dymetroshe kajda gjoshe futi militante me 8 vjecare ne ministrine e integrimit. Duhej te kishe testen e leshelise, te kishe punuar 15 dite ne haremin e Jales dhe minimumi arsim 8 vjecar naten.Tek recepsioni i ministrise ishte ishte punesuar babai i nje nepunseje te ministrise 58 vjec me arsim 7 vjecar as 8 se e kishte len pergjysem klasen e 8 te. Kjo pra eshte leshelija qe populli shqiptar do ta dergoje me shqelma me 25 prill ne furrnalten e metalurgjikut per skrap.

    Përgjigju
  • Iluminizmi: 21/03/2021 01:14

    Une kam nje mendim : ti propozohet rames te amrri nje vendim qeverie qe cdo diplome ne Universitetit Kristal e te tjera qe sjan ne standartin e qeverise te mos njihen me. Keshtu ata mbeten pa shkolle. Nuk eshte mendim gjenial

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën