Në kuadër të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Romë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takoi Kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada.
Dy kryetarët, Meta dhe Posada, vlerësuan se të dy Parlamentet duhet të intensifikojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e tyre në interes të forcimit të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Posada vuri në dukje se nga Kongresi i Deputetëve të Spanjës ka një interes të madh për të zhvilluar një bashkëpunim më të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë dhe në këtë drejtim e ftoi Kryetarin Meta për një vizitë zyrtare në Madrid, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.
Meta u shpreh se ndjenjat e miqësisë së fortë mes popullit shqiptar dhe atij spanjoll duhen përkthyer në një program bashkëpunimi politik dhe ekonomik më të dukshëm mes dy vendeve dhe në këtë drejtim rikonfirmoi gjithashtu ftesën e tij ndaj homologut Posada për një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila u mirëprit gjithashtu me kënaqësi.
Në përfundim, Meta i shprehu z. Posada qëndrimin e Shqipërisë për një përqasje dhe përkushtim edhe më angazhues të Spanjës ndaj Kosovës si një kontribut për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke e konsideruar pavarësinë e saj si një realitet të pakthyeshëm e si një zhvillim pozitiv për tërë rajonin.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta takoi Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë znj. Sonia Zwazl

Në kuadër të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që po zhvillohet në Romë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë, Sonia Zwazl.
Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Presidentja e Bundesrat, Zwazl vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta e tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë duke ndarë bindjen se shkëmbimet ndërparlamentare duhen intensifikuar më tej në shërbim të bashkëpunimit dypalësh.
Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë si në kuadër të procesit të integrimit evropian, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Këtu, Meta u ndal tek potencialet e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e investimeve në energji, shëndetësi dhe në drejtim të arsimit profesional.
Zwazl u shpreh se në këto momente të vështira ekonomike për tërë Evropën, arsimi profesional dhe trajnimi i të rinjve për tregun real të punës është një prioritet i paneglizhueshëm, dhe në këtë kontekst, Austria është e gatshme të ofrojë asistencën e saj.
/atsh/
/Shqiptarja.com