Edhe pse ishte lajmëruar nisja e shitjes së biletave për ndeshjen Skënderbeu dinamo e Zagrebit e vlefshme për play-off e Champions League duket se edhe këtë herë do të ketë vonesa.
Me dhjetëra qytetarë elbasanas dhe emigrantë kanë pritur me orë të tëra para sporteleve të biletarive të stadiumit Elbasan Arena për tu pajisur me një biletë për të ndjekur ndeshjen por deri në mesditë nuk kanë filluar blerjet.

Interesi është i madh pasi sic shprehen edhe vetë sportdashësit janë të impresionuar nga rezultatet që ka arritur ky ekip në historinë e futbollit shqiptar.
Qytetarët shprehen se u njoftuan zyrtarisht dhe me anë të medieve se biletat do të shiteshin sot nga ora 10.00 deri në orën 13.00.

Por ndërsa akrepat kanë kaluar orën 12.00 askush nuk është dukur për të shitur bileta dhe asnjë njoftim nuk ka për ata që presin në radhë.
Njëkohësisht mësohet se çmimi i biletës është rritur me 100 lekë për shkak të kërkesave për të ndjekur ndeshjen në stadium. Por tifozët shprehen se do ta blejnë biletën sado që të jetë çmimi.

Sipas njoftimit, për të ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit, qytetarët do të pajiseshin me bileta në sportelet e Elbasan-Arena, në Korçë dhe në Tiranë.
Për nga vetë rëndësia këtë takim pritet ta ndjekin rreth 12.500 sportdashës aq sa është edhe kapaciteti maksimal i impiantit Elbasan Arena.
/Shqiptarja.com