Interi dhe Fiorentina e mbyllën 1-1 pjesën e parë të ndeshjes së javës së 24-t në Serie A. Polemika për gjykimin në fraksionin e parë, me Interin që shënoi nga një top i dalë jashtë fushe.
Në minutën e 27-të Bastoni ktheu në lojë një top që duket se kishte përfunduar jashtë fushës për të paktën 20 apo 25 centimetra, me mbrojtjen e Violas që më pas e devijoi topin në goditje këndi, nga ku erdhi edhe autogoli i Pongracic.

Tanimë në Itali kanë nisur polemikat për rastin, por Gazzetta dello Sport bën me dije se VAR nuk mund të ndërhynte në këtë rast. Do duhej anësori që të sinjalizonte kryesorin La Penna, pasi në të tilla momente VAR nuk ka kompetenca për t'u 'futur në lojë'.
Topi jashtë fushe
Lajmi kryesor:
Serie A/ Interi 'hakmerret' kundër Fiorentinës me gol të parregullt, fiton 2-1 dhe i bën presion Napolit për kreun
