Intervista e Kadaresë në 1992: Fitorja e opozitës demokratike është urdhër i kohës

Intervista e Kadaresë në 1992: Fitorja e opozitës demokratike është urdhër i kohës

Ismail Kadare

-Intervistë e Kadaresë, dhënë Mitro Çelës dhe Filip Çakullit, në Paris. Botuar në fundshkurtin e '92-shit, në gazetën "Rilindja Demokratike"-
 
Me Kadarenë u takuam në hollin  e hotelit. Ishim katër. Çifti Kadare përballë kryeredaktorit dhe zëvendësit të tij. Këtu  lindi dhe ideja e intervistës. Botimi i saj në prag të zgjedhjeve ishte një nga sukseset e gazetës.

Që nga dita e botimit kanë rrjedhur shumë vite. Kanë ndodhur ngjarje normale dhe anormale. Me intervistën e tij, Kadareja të kujton një orakull të lashtësisë. Prandaj po ribotojmë disa pjesë.

Pyetje:- Si e gjykoni një histeri kolektive që ekziston sot për shkatërrimin e Shqipërisë?

Përgjigje:-Psikoza e rrënimit tregon dobësinë e një kombi. Le të supozojmë se kombi shqiptar në kohën e sotme ka rënë në depresion të përkohshëm. Mendoj se është një sëmundje sa e shpjegueshme, aq dhe kalimtare. Pas depresionit do të vijë rilindja.

Psikozat  kolektive, ende janë të studiuara pak, e aq më pak ato të komunizmit. Ka edhe shumë faktorë që i nxitin. Demokracia është si një diell i fortë mbi një trup të pamësuar. Rrezatimi i tij nxit komplekse nga më të papriturat. Njerëz që deri dje dukeshin normalë, befas gdhihen të ndryshuar. Hapen orekse të panjohura, pasione dhe mllefe të ndryshuara. Krahas fisnikërisë shpërthen egoizmi, etja e tërbuar për karrierë, për liberalizëm, për famë. Duket një çast se të gjithë po rrëmbejnë diçka dhe ti mbete i fundit. Atëherë sulesh edhe ti për të zhvatur. Ritmi i oreksit është katastrofik. Sot mendon se thjesht mund të bëhesh drejtor, nesër kryetar i një shoqate e pasnesër të duket e arsyeshme  të jesh një kryetar partie e të nisesh për në Romë a Paris. Pas kësaj, gjer në postin e presidentit të Shqipërisë, nuk është veçse një hap.

Tani mendoni dhjetëra njerëz të helmuar nga një neps i tillë. Mendoni edhe qindra ithtarët e tyre. Për një vend të vogël si Shqipëria mjafton për të nisur mbrapështia.

Pyetje:- Po socialistët? Ç'mendoni për pozitën e tyre sot?

Përgjigje:- Unë kam besim në racën njerëzore. Kam besim se, ndonëse nuk e thonë, edhe ata, dmth. shumica e tyre, e kanë kuptuar, madje duhet ta pranojnë, si një urdhër të kohës fitoren e opozitës...

Parulla themelore e doktrinës komuniste: "Të merret pushteti me çdo kusht!", duhet të kthehet prej tyre kokëposhtë: "Të jepet pushteti me çdo kusht!

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xnxnbx: 02/07/2024 16:46

    Fitorj*a të zgjuar. Ça është kjo fitoria?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë