Intervista/ Fatos Klosi: Jo Moska, ja çfarë fshihet pas aksionit të opozitës

Intervista/ Fatos Klosi: Jo Moska, ja çfarë fshihet pas aksionit të opozitës

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, u shpreh se në Shqipëri nuk ka një krizë politik, pasi qeveria ka votat në Kuvend, por kemi të bëjmë me një situatë të sajuar nga opozita, për të hequr vëmendjen nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe me një formë të lufte për pushtet. Klosi nuk mendon se pas aksionit të opozitës fshihet Moska. Sipas tij, pas djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme fshihet lufta për pushtet dhe frika nga SPAK-u.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror mendon se PD-LSI, përmes verimeve ekstreme, po kërkojnë të fitojnë kohë për të gjetur një shteg, për të shpëtuar nga SPAK-u. Sipas tij, jo të gjithë, por shumica e politikanëve kanë të drejtë të tremben nga SPAK-u. I pyetur mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, e cila është kërkesa kryesore e opozitës, Klosi thotë se ky do të ishte një precedent absurd dhe i rrezikshëm, pasi çdo opozitë do krijonte pastaj të njëjtën situatë artificiale dhe do të kërkonte zgjedhje të parakohshme.  

-Z. Klosi, opozita ka ndërmarrë një akt të paprecedentë, duke ‘djegur’ mandatet e përfaqësimit në Kuvend, veprim ky i pasuar me dy protesta të dhunshme. A është Shqipëria sot në një krizë të rëndë politike apo kemi të bëjmë me një situatë artificiale të krijuar nga PD-LSI, sigurisht për interesat tyre?

Për mua nuk ka krizë, nuk ka asgjë reale. Nuk ka krizë pasi qeverisë në Parlament nuk i mungojnë votat. Kriza do të ishte reale nëse qeverisë do t’i mungonin votat në Parlament. Për mendimin tim, kjo është një krizë e sajuar nga opozita me shpresën se do të përfitojë diçka. Është një krizë artificiale. Ata po i bien shkurt. Nuk kanë parë tjetër zgjidhje, ndaj kanë gjetur këtë zgjidhje, madhore, do ta quaja unë, për të bërë bujë nëpër botë dhe brenda vendit, pra për t’u bërë faktorë përmes një zgjedhje absurde. Veprimet absurde të bëjnë faktor, pasi tërheq vëmendjen e njerëzve, të cilët pyesin: Ç’patën këta? Pse? Ky është mekanizmi për të ardhura në pushtet, duke djegur mandatet etj?

-Situata gjithsesi është e pazakontë. Ju si e parashikoni fundin e saj? Do ketë kosto për opozitën, shumicën apo për vendin?

Nuk mund të parashikoj dot gjë. Kjo është e paprecedentë. Mund të ketë parashikime për zhvillime që kanë ndodhur edhe herë të tjera. Pra, kur kanë ndodhur gjëra të ngjashme dhe kur kemi eksperiencën për mënyrën se si është sjellë njëra palë dhe pala tjetër. Në këtë rast, nuk kemi asnjë lloj eksperience. Ndaj, të mos ngutemi me parashikime. T’ia lëmë kohës. Është e parashikueshme. Megjithatë, për mua do vazhdojë normalisht. Qeveria do të bëjë punën e saj. Ata do të vijojnë me protesta, të cilat shpresojmë të mos jenë të dhunshme. Shkurt është luftë për pushtet.

-Z. Klosi, mendoni apo dyshoni se mund të fshihet Moska pas radikalizimit të opozitës dhe provokimit të një situate tensionuese në Tiranë?

Nuk mendoj këtë. Nuk vete dot aq larg. Ne, në përgjithësi, në historinë tonë, jemi përpjekur të fajësojmë të huaj për problemet e brendshme, në një kohë kur fajtorët janë brenda. Klasa politike shqiptare është përgjegjëse për këtë situatë. Në rastin konkret, më shumë është përgjegjëse e djathta, e cila po e shfrytëzon si mjet për të fituar favore politike, që t’i lutet dikush, që të bëjë një kompromis diku etj. Megjithatë, për mua, për sa kohë nuk ka një krizë reale, nuk ka asnjë problem. Është një zgjedhje e tyre dhe le ta vazhdojnë ashtu siç edhe kanë menduar. Sigurisht që të vjen keq që për karriget e tyre të përdorin popullin, që njerëz të arrestohen, sepse ka lloji-lloji njerëzit që nuk arsyetojnë gjatë kur dalin nëpër protesta. Nuk arsyetojnë: Pse do të dal nëpër protesta dhe të ushtroj dhunë? Që të bëhet Lulzim Basha kryeministër?

-Çfarë kompromisi kërkon opozita? Ky aksion politik përkon me finalizimin e reformës në drejtësi. Mendoni se, përveç luftës për pushtet, frika nga SPAK-u ka diktuar dhe po dikton lëvizje të tilla politike ekstreme?

Sigurisht që nisja e procedurave për ngritjen e organeve të SPAK-ut është tronditja kryesore. Kjo është vërtetë e paprecedentë dhe reale në Shqipëri. Për herë të parë po ngrihen struktura që kanë si synim vetëm luftën kundër korrupsionit. Janë ndërtuar në mënyrë të tillë për të luftuar korrupsionin. Është e qartë se, nuk po them të tërë, se do të ishte gabim, por pjesa më e madhe e politikanëve kanë të drejtë të tremben nga SPAK-u.

-Pra duke krijuar një situatë artificiale mund të shpëtojnë nga SPAK-u?

Nuk mund të shpëtojnë. Ata po përpiqen që ta vonojnë. Natyrisht që çdo vonesë krijon mundësi, sipas tyre, që të gjendet ndonjë shteg për të shpëtuar. D.m.th, duke e zhvendosur vëmendjen e shtetit dhe të opinionit publik tek situata politike, te djegia e mandateve, tek protestat e dhunshme etj., do t’i kushtohet më pak vëmendje zbatimit të reformës në drejtësi, i cili për mua është procesi më i rëndësishëm në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Pra, procesit të krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, të cilët shpresojmë që të luftojnë korrupsionin në radhët e politikanëve.

-Si e vlerësoni ftesën e kreut të shtetit Ilir Meta, i cili i ftoi palët që të bëjnë një hap pas, në një kohë kur kreu i shtetit e ka njërën dorë tek LSI-ja?

Unë besoj tek Presidenti i Republikës jo vetëm si figurë institucionale, por edhe personalisht tek ai njeri, i cili nuk ka qenë asnjëherë ekstremist. Ajo është një ftesë, e formuluar ashtu, unë nuk e kuptova të them të drejtën se pse njëra palë duhet të bëjë dy hapa pas dhe tjetra të bëjë një hap pas, megjithatë problemi është nëse kemi të bëjmë vetëm me hedhjen e deklaratave në mjedisin publik apo po punon me palët për të arritur një kompromis që ai kërkoi.

-Si përfundim, mendoni se mund të kemi zgjedhje të parakohshme, siç edhe po kërkon opozita?

Unë mendoj se jo. Do të ishte e rrezikshme. Do të ishte një precedent absurd dhe i rrezikshëm. I rrezikshëm sepse çdo opozitë e pakënaqur, natyrisht që nuk ka opozitë të kënaqur, do të krijonte një situatë të ngjashme për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Pse nuk vonohet rigjykimi i dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit? 

Problemi është që të gjithë duan që të mos ngatërrohen me një çështje që e quajnë të mbyllur formalisht. Ndërkohë që unë mendoj se Izet Haxhia e ka të drejtën e tij duke qenë se nuk ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor ku është dënuar. Ai ka të drejtën e tij të rihapë çështjen e tij, të rishikojë pozicionin e tij lidhur me ngjarjen në mënyrë që ai dënim i rëndë që ka marrë mbase mund të zbutet. Por thash që duhet të ndiqen procedurat, por mesa duket kurrkush në këtë situatë qoftë kur ka një reformë në gjyqësor, kur gjërat nuk janë fort të qarta sepse reforma vetë ka nxjerrë shumë njerëz me probleme, kështu që në përgjithësi njerëzit në gjyqësor e kanë mendjen tek problemet dhe hallet e tyre dhe jo t’i futet prapë çështjes në fjalë. Mbase ata e mendojnë të zorshme dhe të bezdisur. Kështu që kjo është arsyeja. Nuk besoj se është presion politik sepse nuk ka kushte për një gjë të tillë. Ata që mund të bënin presion politik, sepse nuk janë të interesuar që të hapet procesi, janë në opozitë. Thjesht është një çështje që njerëzit e gjyqësorit nuk kanë qejf ta rihapin e të ngatërrohen. Në këto kushte mbetet vetëm të pritet.

SPAK-u

“Sigurisht që nisja e procedurave për ngritjen e organeve të SPAK-ut është tronditja kryesore. Nuk mund të shpëtojnë. Ata po përpiqen që ta vonojnë. Natyrisht që çdo vonesë krijon mundësi, sipas tyre, që të gjendet ndonjë shteg për të shpëtuar”.

Zgjedhje të reja

“Unë mendoj se jo. Do të ishte e rrezikshme. Do të ishte një precedent absurd dhe i rrezikshëm. I rrezikshëm sepse çdo opozitë e pakënaqur, natyrisht që nuk ka opozitë të kënaqur, do të krijonte një situatë të ngjashme për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”.  

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 13/03/2019 08:58

    Zoterinj te nderuar te stafit .Persa kohe botoni komente banale ,dhe e quani normale ;mir puna dhe halli juaj ,jeni ne te drejten tuaj .Si eshte e mundur te mos botoni,komente sqaruse ,mbeshtetur tek e drejta ,dhe pa ofenduar as kend .Pse ju duhet te merni inisiativen ,ta ofendoni tjetrin ,vetem e vetem se i duhet te sqaroje disa te keq kuptuar ,me dashie apo pa dashie , -me mungesen e botimit te sqarimeve nga ju .Ju faleminderit ,nese do te mirkuptohemi .

    Përgjigju
  • klluf TIRONA: 12/03/2019 18:10

    O klluf Tirona Tirona shkruhet me të madhe e sa për mua un jam INTELEKTUAL nështetin numur 1 të Botës . Jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Po Shqiprin se heq dot nga zemra sado që kam lindur ktu. Nuk jam zjarvënsi i Shqipris po jam i dashuruar me Shqiprin hije rënd e Bukuroshe. Kurse tipa si ty i kan vën flakën . ZOTI MART HAK TE JU VANDAL.

    Përgjigju
    • Ilira: 13/03/2019 00:54

      Per secilin shqiptare problemet e shqiptareve jan te tijat, ne cilen do pjese te shqiptarise qofshin.E , se kush eshte me i menqur , siç "vertetoni" Ju zoteri, do te duhej te ekzistonte ndonje njesi matese ne baze te te ciles do te ipet vlera.Por meqe hyni ne keto vleresime do te ishte mire te i shiqoshe rangimet ne nivelin e univerziteteve te Botes te dy univerziteteve tona:ati te Tiranes dhe Prishtines, e me pas te ipesh kesi vleresimi.Per informat ,dyfish me mire eshte i vleresuar Univerziteti iPrishtines se sa aj i Tiranes.

  • Besford këlluf gjoleka: 12/03/2019 15:44

    O konjak metilik po pseudonimin pse e ke ndëruar nga emigranti Zvicër e ke bo konjak metilik. Po mbaje mor bur i kosovës mos u tut. Pastaj meru me problemet e Kosovës se ka boll probleme mos u mer me proplemet w Shqipris se ne jemi më te zgjut se ju e i zgjidhim vet punët tona. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN O KONJAK METILIK. P9 DHE NJË URIM TJETËR PASKE BËR PËRPARIME NË SHKRIMIN E GJUHËS SHQIPE BRAVO

    Përgjigju
    • Klluf-tirona: 12/03/2019 16:44

      Ne qe te lexojme ty marim shembull bukurshkrimi.Besoj qe zgjuarsine mesiguri e ke ne nje lartesi me te.

  • Konjak: 12/03/2019 12:51

    Nuk eshte problemi se ka ndonje rendesi te miresh me disa ish nepunes ,te institucioneve me famkeqe te monizmit .Problemi eshte se keta ustallare te hartimit te skenareve famkeqe te grupeve armiqesore e terroriste nga brenda vendit, eleminimi fizik dhe burgosia e tyre ne menyren me barbare te mundeshme ;kerojne ta ve ne jete edhe sot ,ne menyra nga me te ndrishmet .Zoteri Klosi thot se s'ka krize ,por politikanet e diathte kan frik nga drejtesia e re. Po ta pyesim z Klosi ,pse s'ka frike nga drejtesia ,me rekord krimesh qe ka bere ne monizem ,si dhe mashtrime e shpifie pa torua qe akoma s'pushon edhe sot ?Ku e gjen sigurine ,ku birbilon sikur ,ne ate kohe te ishte ,disdent, dhe jo sherbetor i krimit .Kush vazhdon ti mbroje akoma edhe sot, keto mostra te diktatures se kaluar .Mendoj se eshte me vend thenia :Sa te jete kuqua me kete dere, keshtu do qebet kio shoqeri .

    Përgjigju
    • Moni: 12/03/2019 19:10

      Ore toc, po interesohu nje here se cfare profesioni ka patur Klosi ne kohen e monizmit para se te leshosh brockulla neper forume.

    • Besar Likmeta: 12/03/2019 15:28

      Ti konjak i thartuar pa na thuaj se ckrime paska bere Z. Klosi ne monizem? Na thuaj nje te pakten qe te mund te besohesh. Vetem leshoni thartiren neper blogje dhe sdini gje tjeter.Te ka kaluar afati skadences o konjak. Jo vetem qe nuk pihesh por je thartire e gjalle.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja