Intervista/ Jorgji Dhoksani: Si
u censurua Dostojevski në Shqipëri

Intervista/ Jorgji Dhoksani: Si<br />u censurua Dostojevski në Shqipëri
TIRANE- Një nga përkthyesit më të mirë të letërsisë botërore, Jorgji Dhoksani, i nderuar së fundmi edhe me Medaljen e Artë “Lermontov” nga Rusia si përkthyes i Dostojevskit në shqip, rrëfen arsyet e censurimit që iu bë shkrimtarit të madh rus me famë botërore në Shqipëri. Paradoksalisht Rusia, vendlindja e Fjodor Dostojevksit, edhe pse shkrimtari nuk përfaqësonte asnjë ideologji komuniste, nuk e ndaloi kurrë veprën e tij. Në Shqipëri u ndalua.

Por, a ndalën shqipëtarët së lexuari Dostojkevskin, si u njohën ata me shkrimtarin e madh para dhe pas viteve ‘90. Kush është Dostojevski dhe cilat janë të panjohurat që na rrëfen për jetën e tij përkthyesi Jorgji Dhoksani. Jorgji Dhoksani është nderuar në fillim të marsit të këtij viti edhe me titullin “Mjeshtër i madh” nga presidenti i Repulikës.

Përkthyesi i 12 vperave të Dostojekvskit nga gjuha ruse në gjuhën shqipe rrëfen se historia e botimit të tij në gjuhën shqipe është një tregues i atyre ndryshimeve të mëdha kohore që ndodhën në Shqipëri pas çlirimit të vendit dhe sidomos mbas një kthese të mprehtë dhe të rëndësishme që mori politika e vendit pas viteve gjashtëdhjetë e sidomos pas viteve ‘70 e këtej, që kulmoi me ndalimin arbitrar të tij në programet universitare dhe zhdukjen e origjinalit nga bibliotekat tona.

Pas viteve ’70 Dostojevki as nuk duhej të zihej në gojë. Kjo ishte periudha që Shqipëria u prish edhe me kampin socialist e me perëndimin nuk kishte asnjë marrëdhënie. Ideologjia e vetme që preferohej të buronte nga letërsia ishte “të ecim përpara në gjurmët e Marksizëm –Leninizmit” dhe “të zhvillojmë në mënyrë të pandërprerë luftën e klasave”. Po a mund ta sillte dot vepra madhështore e Dostojevskit një mesazh të tillë.
 
Profesor Dhoksani, ju jeni përkthyes i kolanës me 12 vepra të shkrimtarit të madh rus Dostojkevskit. A mund të më kujtoni si dhe pse u cesurua Dostojevski në Shqipëri, ndërkohë që nën zë flitej mes intelektualëve për veprën e tij?
Dostojevski ka një veçori në veprat e tij, që përcjell mesazhin se duhet të heqim dorë nga dhuna, sepse sipas konceptit të Dostojevskit çdo dhunë shkakton zinxhirin e një dhune tjetër. Dhe duhet hequr dorë nga çdo lloj dhune, dhe asgjë nuk rregullohet, nuk përmirësohet me dhunë. Kjo është ideja e nënkuptuar në të gjitha veprat e Dostojevskit, por në fakt, kjo është edhe ideja e hershme e krishtërimit, e Biblës.

Dostojevski ka meritën e madhe se pasqyroi artistikisht këtë ide, duke na lënë në historinë e letërisë figura të mëdha të paarritshme që mbeten edhe sot një nga realizimet më të mëdha artistike të botës. Kuptohet me këtë “bagazh ideologjik” Dostojkevski nuk mund të përkthehej në gjuhën shqipe, dhe udhëheqësi i Partisë në atë kohë, Enver Hoxha, e quajti atë me një përkufizim shumë të shkurtër “është shkrimtar reaksionar”. Pas kësaj ai u hoq nga programet e shkollës e të universitetit, botimet e tij nuk u lejuan dhe ky ishte fati i veprës së tij, derisa erdhën vitet ‘90 që shqiptarët të mund të kishin në dorë Dostojevskin të përkthyer në gjuhën e tyre.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot