FIER- INUK gjatë ditës së djeshmne dhe të sotme ka vijuar aksionin, njëherazi në Jug dhe në Veri të vendit. Përkatësisht në rrugët Levan –Tepelenë dhe Milot-Morinë për lirimin e këtyre dy akseve nga ndërtimet e paligjshme.
Në aksin Levan –Tepelenë janë prishur dje 15 objekte njëkatëshe, kryesisht lokale, njësi shitjeje dhe magazina, në fshatrat Kras dhe Toç, komuna Qesarat.
Ndërsa sot aksioni është përqendruar në aksin Qesarat-Memaliaj, ku janë prishur 4 objekte, ndërsa janë njoftuar pronarët e 10 objekteve të tjera për lirimin e tyre pasi do të prishen nesër.
Në rrugën Milot-Morinë gjatë këtyre dy ditëve janë hequr 25 platforma zhavori dhe betoni, mbi të cilat do të ndërtoheshin objekte të paligjshme dhe janë burim aksidentesh.
INUK informon se aksioni do të vijojë deri në prishjen e plotë të të gjitha objekteve të identifikuara si të paligjshme.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com