Me rastin e festimeve të Ditës së Europës do të zhvillohet në Amfiteatrin antik të Butrintit nje koncert i sopranos se njohur Inva Mula.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka njoftuar se sopranoja e njohur Inva Mula do të shoqërohet në këtë koncert  nga  Kori dhe Orkestra e TKOB-së e drejtuar nga dirigjenti Noorman Widjaja.
Programi i koncertit që do të zhvillohet ditën e shtunë në datën 09 maj 2015, ora 20:00, do të ketë pjesë të përzgjedhura nga repertori kombëtar dhe ai boteror.
Ky koncert organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Integrimit Europian dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.
Sakaq prezantimi i këtij koncerti për median do të bëhet ditën e premte,  datë 08 maj 2015 në orën 10:00 në një konferencë për shtyp që do të mbahet në hollin e katit të dytë të TKOB-së ku të pranishëm në panel do të jenë emra si Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit te Bashkimit Europian, Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
sopranoja  Inva Mula dhe Ilir Kerni, Drejtor i TKOB.
/atsh/