3 - Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, dyshimet e 4261 metër katror të pronave shtetëror në duart e trashëgimtarëve Malltezi

Por dyshimet mbi blerjen e mundshme të tokës nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilin rast Jamarber Malltezi nuk do të kishte të drejtë për asnjë kthim, nuk janë të vetmet që rëndojne mbi këtë histori. Ekziston edhe një dyshim tjetër në lidhje me siperfaqet që janë kthyer. Siç mund të shihet nga ky Akt i vlerësimit, një dokument zyrtar që shoqëroi procedurën e privatizimit, Klubi Sportiv Partizani përbëhet nga 26,524 metra katrorë, nga të cilat 775 janë zënë nga ndërtesat. Por ekspertët e ministrisë tregojnë se ““Bazuar në shkresën e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, nr. 5574/1 Prot, datë 17.06.2008, brenda sipërfaqes prej 26 524 m2, kanë regjistruar në pronësi mbi truall familjet Alimehmeti, Begeja, Vaqarri, që mbulojnë me këto pronësi sipërfaqen totale prej 22.263 m2, dhe mbi sipërfaqen prej 4261 m2 është pronar shteti”".

Pra, sipas ekspertëve që hartojnë Raportin e Vlerësimit dhe sipas hipotekës, nga 26,524 metra katrorë që përbëjnë të gjithë sipërfaqen e Klub Sportiv Partizan, vetëm 22,263 metra katrorë janë në pronësi të trashëgimitarëve, ndërsa 4261 metra katrorë të tjerë. deri në kohën e privatizimit, rezultojnë në pronësi të shtetit. Një sipërfaqe që sipas ekspertëve kap në atë kohë një vlerë prej 114 milionë lekë (të reja) .

Por siç lexojmë në këtë dokument, në datën 16 gusht 2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, sektori i shitjes, pranë Ministrisë së Financave, në përfundimin e procedurave të privatizimit ia dorëzon trashëgimtarëve të ish-pronarëve përfshirë Jamarber Malltezin, të gjithë sipërfaqen prej 26,524 metra katrorë, duke përfshirë edhe 4,261 metra që sipas ekspertëve ende i përkasin shtetit. Dhe për ato toka nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Në fakt, pasi konsiderohen si ish-pronarë, trashëgimtarët kanë të drejtë të marrin tokën e tyre falas dhe të paguajnë vetëm vlerën e ndërtesave që Shteti kishte ndërtuar mbi to. Po vlen kjo llogjikë edhe për ato 4261 metra katore që rezultojnë ende të Shtetit? Apo kjo sipërfaqe u përfshi pastaj në pronat ende u pa kthyer, por e njohur nga vendimet e Agjencia KKP?

Në pikën 6.4 të kontratës së privatizimit që Report TV ka lexuar, zbulohet një klauzolë e çuditshme, e cila i referohet pikërisht një pjese të tokës që i përket Shtetit. ''Blerësi është i detyruar të bëjë pagesën e pjesës së truallit që do të mbetet shtet pas konfirmit të dhënë nga ZRKK e pronave Tiranë, brenda afatit 30 ditor nga data e njoftimit që do t'u bëhet për këtë qëllim'''. A është paguar një shumë për ato parcela të tokës që nuk rezultojnë nga kontrata? Apo është një klauzolë parashutë e futur në kontratë në një mënyrë për të hutuar qëllimisht për të fshehur fatin e atyre 4,261 metra katrorë?

Skandali është se nëse ato 4261 metra me vlerë mbi 1 milion euro nuk do t’i përkisnin trashëgimtarëve të ish-pronarëve, sepse i përkisnin shtetit, ato nuk mund të përfshiheshin në këtë procedurë privatizimi, pasi siç kërkohej nga ligji duhej të ishin shitur përmes një ankandi publik, i cili përkundrazi nuk u zhvillua.

Lexoni investigimin e plotë bërë nga Report Tv këtu

I.K/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar