Investimet e huaja direkte arritën në 276 milionë euro për tremujorin e tretë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi i investimeve direkte u rrit me 11.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është tremujori i dytë radhazi që investimet e huaja shënojnë rritje, duke korrigjuar pjesërisht rënien e thellë të tremujorit të parë. Megjithatë, bilanci vjetor ende mbetet negativ.
Kështu, gjithnjë sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 660 milionë euro, në rënie me 5.4 përqindësh kundrejt 9-mujorit të vitit të kaluar. Rënia e investimeve të huaja lidhet sidomos me rënien e çmimeve të lëndëve të para, çka është reflektuar në pak stimuj për investime në industrinë nxjerrëse.
Megjithatë, ky efekt është kompensuar pjesërisht nga avancimi i punimeve në vepra madhore, si gazsjellësi TAP apo hidrocentralet që janë në ndërtim e sipër në kaskadën e lumit të Devollit.
Remitancat
Ndërkohë, dërgesat e emigrantëve ju kthyen rritjes në tremujorin e tretë, pas dy tremujorësh radhazi në rënie. Remitancat prekën vlerën e 159 milionë eurove në periudhën nga korriku deri në shtator të këtij viti, 13.6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të gjithë 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 441 milionë eurove, një shumë kjo, 0.7 për qind më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithë luhatjet e viteve të fundit, duket se remitancat kanë nisur një tendencë të vazhdueshme rënëse, fenomen ky i natyrshëm, që lidhet me shkëputjen graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë.
Për shumë vite, këto prurje valutore kanë ndihmuar popullsinë shqiptare rezidente për konsum, si dhe blerjet e mëdha (shtëpi, etj). Por, me kalimin e viteve, emigrantët gjithnjë e më shumë shkëputin lidhjet financiare me familjarët, ndërkohë që edhe në vendet ku punojnë ka ndikim të madh kriza ekonomike globale. Po kështu, edhe blerja nga ana e tyre e ndonjë apartamenti, apo prone tjetër të patundshme, në atdhe, ka një kufi kohor, pas të cilit fillon të bjerë. Një fenomen i tillë është vërejtur në të gjitha vendet ku fenomeni i emigracionit është masiv.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com