Investimet në nivel kapilar, Bashkia Tiranë shtron rrugët edhe në lagjet e vjetra

Investimet në nivel kapilar, Bashkia Tiranë shtron rrugët edhe në lagjet e vjetra

Rrugica e vjetër e Tiranës duke u shtruar nga punonjësit e bashkisë

Investimet  e Baskisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar duke prekur tashmë çdo rrugicë. Krahas projekteve të mëdha infrastrukturore sikurse janë Sheshi “Skënderbej”, Unaza, Bulevardi i Ri, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve.

Siç mund të shihni edhe këto foto, investimi ka prekur edhe rrugicat e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit sikurse është ajo “ Thimi Mitko” në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet.

Pas rehabilitimit të plotë të Pazarit të Ri, tashmë qytetarët e kësaj lagjeje po i gëzohen edhe asfaltimit dhe rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 25/04/2018 18:38

    Skam par kur nje kryetar bashkie t punoj Kaq shum Per nje qytet ky meriton t jet dhe 12 vjet t tjera n tiran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale