/ATSH-AFP/ - Forcat irakiane, të mbështetura nga milicët shiitë dhe fiset sunite u pozicionuan kundër grupit të Shtetit Islamik pranë Ramadid, në kundërsulmin e tyre të parë që prej rrëzimit të qytetit kyç gjashtë ditë më parë, sipas komandantëve.
"Operacionet ushtarake për çlirimin e lokalitetit të Hussaybas, shtatë kilometra në lindje të Ramadid (100 kilometra në perëndim të Bagdadit) kanë filluar", deklaroi një kolonel i policisë në fushën e betejës.
"Disa sektorë të lokalitetit janë rimarrë nga forcat irakiane", shtoi ai nën mbulimin e anonimatit duke mos qenë i autorizuar të fliste për shtypin./
/Shqiptarja.com