Anëtari i Këshillit të provincës Anbar, Taha Abdulgani tha se ISIS-i ka marrë një pjesë të madhe të territorit në rajonin Ramadi në Anbar, si dhe në zona të tjera të kësaj krahine. Ai vuri në dukje se pjesëtarët e ISIS-it, kanë marrë 90 përqind të territorit të provincës Anbar.
Abdulgani theksoi se ISIS më herët ka marrë kontrollin e ndërtesave qeveritare në pjesët Ramadi, ES-Silia, El-Bulevana, Es-Sirke dhe El-Verari.
Kryetari i Parlamentit të Irakut, Salim al-Jabour më parë paralajmëroi se ISIS-i do të marrë kontrollin ndaj Ramadit./AA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
