ROMË, 15 gusht /ATSH-ANSA/ - Të paktën 300 persona, kryesisht fëmijë dhe të moshuar, janë vranë kur gjendeshin të bllokuar në malin Sinjar, njoftoi sot gazeta britanike "The Guardian" duke cituar burime mjekësore. "Afërsisht 150 000 persona janë shpërngulur në male për të shpëtuar nga furia e vrasësve të militantëve xhihadistë duke ecur më këmbë për ditë me radhë, pa ujë dhe pa ushqim", shkruan gazeta. "Familjeve që zbritën nga mali ne duhet t'u japim emrat e të afërmve të tyre që kanë vdekur gjatë rrugës", tha Hussein al-Azzam, një mjek nga zona e Nawrouzit./ /l.q/ a.jor.