Irani çon çiftelinë në UNESCO, Ministria e Kulturës: Është ndryshe nga jona!

Çiftelia është instrumenti, që tashmë është regjistruar në UNESCO nga Irani. Instrument ky, i quajtur dotar në Iran, por sipas muzikologëve i ngjashëm me çiftelinë në vendin tonë. Kompozitori dhe muzikologu Mark Luli teksa na rrëfen vlerat e trashëgimisë sonë jomatëriale, që po i humbasim ditë pas dite për shkak të pakujdesisë së institucioneve kulturore,  na tregon edhe se në koleksionin e tij me instrumente nga mbarë trevat shqipfolëse çiftelinë e parë, që sipas tij daton në vitin 1680 në Shkodër.

“Çdo popull ka historinë e vet. Ne nuk jemi popull pa histori. Por, këtë unë do ta quaja diçka normale. Është fatkeqësi që e quaj normale, por do të na i marrin të gjitha vlerat tona, të gjitha vlerat tonë. Kjo do të thotë që populli shqiptar s’ka histori, por e keqja jonë vjen nga ata që na mbrojnë”, shprehet muzikologu edhe kompozitori Mark Luli, i cili beson se në vitin 2020 do të nisim që të bëhemi njerëz  të vetëdijshëm për kulturën tonë.

Ndërsa, zv.ministrja-muzikologe e ministrisë së Kulturës Meri Kumbe rrëfen se nuk është i njëjti instrument, për shkak edhe të migracioneve që kanë ndodhur ndër vite ka ndryshuar dhe forma dhe elementët e saj përbërës.

“Kultura, sidomos trashëgimia kulturore jomatëriale janë kultura që gjallojnë bashkë me njeriun, si të tilla migrojnë, shkojnë nga shteti në shtet, apo nga qyteti në qytet. Por, për të qenë korrekt nuk është regjistruar çiftelia, por shteti i Iranit ka vajtur me instrumentin e vet që quhet dotar. Nuk mendoj se duhet të krahasohen dy instrumente të ndryshëm në cilësinë e prodhimit të tingullit”, shprehet Kumbe.

Megjithatë, Kumbet thotë se përtej zhurmës tashmë ka një fond të posaçëm në MK për regjistrimin e këtyre vlerave të trashëgimisë jomateriale.

 “Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka një vëmendje të posaçme lidhur me trashëgiminë kulturore jomatëriale, edhe specifikisht në regjistrimin e dukurive në listën prezantuese në UNESCO. Margariti ka firmosë një buxhet në dispozicion të kërkesave që vijnë nga komuniteti për këtë qëllim. Buxheti vjen rast pas rasti, sipas kërkesës”, shprehet zv.ministrja.

Specialistët vendas  kanë dorëzuar dosjen e Kërcimit të Tropojës në Ministri të Kulturës, edhe të tjerë ekspertë të fushës janë duke punuar për regjistrimin e dosjes së Festivalit të Gjirokastrës dhe xhubletës në UNESCO.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 03/07/2020 17:05

    Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit