Irani ka dënuar me vdekje katër persona, sepse i ka akuzuar për bashkëpunim me Izraelin. Njoftimin për dënim me vdekje të katër personave të akuzuar për bashkëpunim e ka dhënë agjencia e lajmeve, Mehr Neës. Sipas agjencisë, të katër personat u arrestuan në qershor dhe më pas u akuzuan se kishin dhënë informacione sekrete, në bashkëpunimin me shërbimin e inteligjencës Izraelite, Mossad. Ndërsa tre persona të tjerë u dënuan nga Gjykata e Lartë e Iranit me pesë deri në dhjetë vjet burgim, me akuzat për "veprime kundër sigurisë së vendit, rrëmbim dhe posedim armësh.” Në fund të korrikut, policia iraniane kishte arrestuar një grup tjetër të një rrjeti të dyshuar spiunazhi, që sipas Teheranit kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës izraelite.
Irani ka akuzuar në mënyrë të përsëritur armikun e përhershëm, Izraelin, për akte të supozuara sabotimi në objektet e tij kërkimore bërthamore, si dhe sulme kibernetike dhe vrasje të shkencëtarëve bërthamorë. Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat shqiptohet dënimi me vdekje, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 të burgosur gjatë vitit të kaluar. Vetëm Kina ka ekzekutuar më shumë të burgosur mbi 1.000. Organizata Iran Human Rights, në fakt tha se shifra është 333, që paraqet një rritje të ekzekutimeve, krahasuar me vitin 2020, kur ishin ekzekutuar 267 të burgosur.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale pas vdekjes së Ebrahim Raisit
28 Qershor, 16:59
-
Kosovë/ Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh
27 Qershor, 15:13
-
Spanja e kërkonte për vrasje në emër të një grupi kriminal, arrestohet në Durrës Armando Masha (VIDEO)
22 Qershor, 10:53
-
Irani dënon vendimin e Kanadasë që shpalli grup terrorist Gardën Revolucionare
20 Qershor, 11:28
-
Gjykata iraniane dënon karikaturisten me gjashtë vjet burgim për aktivizëm
13 Qershor, 15:05
-
Sanksione të reja nga Kosova për Rusinë, Iranin dhe Bjellorusinë
13 Qershor, 14:11
-
Konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit
11 Qershor, 09:14
-
Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale
9 Qershor, 15:35
-
Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Vlorë, arma e krimit ende s'është gjetur! 2 bashkëpunëtorët e Gerald Shehut dalin nesër para gjykatës
8 Qershor, 20:29
-
45 të vdekur, Hamasi dënon sulmin e Izraelit në shkollën UNRWA: Masakër e tmerrshme dhe e paramenduar
7 Qershor, 08:57
-
Ish-presidenti iranian Ahmadinejad, në garë për ta pasuar Raisin
2 Qershor, 14:45
-
Gjykata iraniane dënon gazetaren me 21 vjet burgim për 'propagandë kundër regjimit'
28 Maj, 21:15