/ATSH-ANSA/ - Nëse Izraeli kërkon të bëjë diçka kundër Iranit, atëhere ne do ta shkatërrojmë Haifan dhe Tel Avivin kundër të cilave janë gati të lëshohen 80 mijë raketa nga hezbollahët në Liban, deklaroi Yahya Rahim Safavi, këshilltar ushtarak i liderit suprem, Ali Khamenei, gjatë një interviste televizive, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA.
"Izraeli nuk përbën asnjë problem për ne dhe Irani është mjaft i fortë për të kundërsulmuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të papritur", shtoi ai.
"Irani nuk e ka demonstruar ende fuqinë e tij të plotë ushtarake dhe Garda Revolucionare kontrollon nga afër lëvizjet e nëndetëseve amerikane në Gji", theksoi Safavi.
Konfirmimi i fuqisë ushtarake nga ana e Iranit vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon ka kërcënuar për të goditur Iranin ashtu si SHBA goditi Hiroshimën dhe Nagasakin./
/Shqiptarja.com