TIRANË - Drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare i kompanisë së Gazit Kombëtar të Iranit, Azizullah Ramezani, ka pohua se Irani për të transportuar gazin e tij në Europë mund të përdorë “Rrjedhën Turke”

Sipas lajmit nga agjencia RIA-Novosti, Ramezani i cili ka vënë në dukje se Irani posedon pesë, gjashtë destinacione për transportimin e gazit tha se: "Për të transportuar gazin tonë drejt Europës mund të përdorim ‘Rrjedhën Turke’ dhe kjo është e mundur, por në lidhje me këtë nuk janë ndërmarrë ende bisedime. Në pikën ku arrijnë linjat e tubacioneve të gazsjellësit të Rusisë dhe Turqisë në të njëjtën kohë mund të jenë edhe pikë e arritjes së tubacioneve të Iranit që arrijnë në Europë".

Ramezani, i cili tërheq vëmendjen se për transferimin e gazit natyror të Iranit në Europë krahas Turqisë po vlerësohen edhe Deti i Zi, Siria, Iraku dhe Mesdheu, theksoi se në rast se do të hiqen sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga Europa atëherë kjo do të jetë hapi i parë për bisedimet.

Zyrtari iranian ka theksuar se destinacioni më i mirë për ta do të jetë "destinacioni më i përshtatshëm dhe më ekonomik" dhe ka pohuar se vendimin se cili destinacion do të zgjedhin do ta japin pasi të hiqen sanksionet e zbatuara./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)