Pas Holandës, republika Çeke dhe Irlanda kanë hapur sot qendrat e votimit për zgjedhjet e parlamentit Europian. Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që mbahen vitinjtejtër.
“Votoni për Sinn Fein si hap i parë drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë liderja e partisë, Mary Lou McDonald.
Irlanda i ka 14 vende në PE. Irlandezët janë të shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, duke sjellë rritjen e numrit të kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra ndaj eimigrimit.
Në Çeki që ka 21 vende në PE, Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas sondazheve vendase atje.
Zgjedhjet europiane janë të parat që mbahen pas pandemisë së Covid 19, nisjes së luftës në Ukrainë, valës së imigrantëve dhe konsiderohen të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropianë.
Kjo është herë e parë që mbahen zgjedhje pa Britaninë e Madhe, e larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020. Nesër procesi nis në Itali, Letoni, Maltë dhe Sllovaki ndërsa pjesa tjetër e shteteve do të votojnë të dielën.
S.B/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.9%
-
Jo
19.4%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia spanjolle e ekstremit të djathtë do t’i bashkohet grupit të Orbanit në PE
5 Korrik, 19:30
-
Euro 2024/ Gjeorgjia shkruan historinë, barazon 1-1 me Çekinë në Hamburg! Kualifikimi i hapur
22 Qershor, 17:01
-
Euro 2024/ Portugalia përmbys 2-1 Çekinë në limite, Ronaldo dhe Pepe vendosin rekorde
18 Qershor, 22:55
-
Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
10 Qershor, 13:23
-
Votimi në Evropë: Gjermania, Franca dhe Austria fluturojnë djathtas! Macron shpall zgjedhjet e parakohshme, Le Pen: Gati për të ardhur në pushtet
9 Qershor, 18:35
-
Mbahen sot zgjedhjet për Parlamentin Europian, të drejtë vote 373 mln persona nga 27 vende anëtare të BE
6 Qershor, 08:43
-
Rivalë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Çekisë nuk fshihet: Dua vendin e parë në grup
9 Shkurt, 11:16
-
Çeki/ Një muaj nga sulmi me armë zjarri që shkaktoi vdekjen 14 studentëve, universiteti 'Charles' në Pragë rihap dyert
21 Janar, 16:44
-
Zyrtare/ Shqipëria i la në vendin e dytë, Çekia zgjedh trajnerin e ri për në Euro 2024
4 Janar, 14:41
-
Pragë/ Pas sulmit të 21 dhjetorit, Universiteti 'Charles' do të qëndrojë i mbyllur deri në shkurt
29 Dhjetor 2023, 18:34
-
Sulmi me 14 të vrarë, ambasada e Shqipërisë në Pragë për Report Tv: Nuk kemi të dhëna të sakta për të lënduarit, në Çeki jetojnë 700 shqiptarë
21 Dhjetor 2023, 19:35
-
Danimarka dhe Shqipëria marrin biletat për Euro 2024, Polonia jashtë! Italia mund 5-2 Maqedoninë dhe ka finalen kundër Ukrainës
17 Nëntor 2023, 22:59