Irlandë/ Incident në Dublin, gruaja godet me shishe kryeministrin Leo Varadkar (VIDEO)

Irlandë/ Incident në Dublin, gruaja godet me shishe kryeministrin Leo Varadkar (VIDEO)

Një ngjarje aspak e këndshmë ka ndodhur me Kryeministrin irlandez Leo Varadkar.

Një video që po qarkullon në internet, tregon një grua e cila pasi afrohet te kryeministri, i cili po jepte një intervistë për median në Tánaiste në Dublin, e godet atë me një shishe lëng frutash dhe largohet më pas me vrap.

Deri tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim teksa dhe po përpiqet të identifikojë gruan që shkaktoi incidentin.

Burimet policore u shprehën se hetimet po e trajtojnë ngjarjen si sulm ndaj kryeministrit.

Kjo nuk është hera e parë që dikush në skenën politike është objekt i zemërimit publik.

Në vitin 2013, ish kryeministri Bertie Ahern u sulmua me patericë në një lokal nga një burrë kurse në vitin 2012, ish-ministrja e shëndetësisë Mary Harney u godit me bojë të kuqe nga një këshilltar i Dublinit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht