/ATSH-AFP/ - Qendrat e votimit u hapën sot në orën lokale 07:00 (06:00 GMT) në Irlandë për referendumin për martesat gay, që propozon amendimin e kushtetutës së vendit për të autorizuar martesën mes dy personave pa dallim gjinie.
Më shumë se 3,2 milionë irlandezë janë thirrur në këtë referendum.
Qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 22:00 (21:00 GMT).
Rezultati i referendumit do të bëhet i ditur nesër pasdite.