Mbesa e njohur e një prej armiqve më të mëdhenj të biznesit të Vladimir Putinit u aksidentua me pasojë vdekjen dhe BMW-ja e saj përfundoi në liqen.
Trashëgimtarja Diana Lebedeva, e cila nga miqtë e saj njihej si Lady D, ishte një nga udhëheqëset e grupit “Rinia e Artë” të Moskës.
19-vjeçarja po udhëtonte me një shok kur makina e tyre humbi kontrollin dhe përfundoi në liqenin Lugano në Zvicër.
Gjyshi i saj, bankieri Platon Lebedev (59 vjeç) ishte dënuar me 11 vjet burg për evazion fiskal, shpërlarje parash dhe përvetësime, mirëpo dënimi i tij konsiderohet si politikisht i motivuar.
Ajo ishte në një BMW X6, të cilës i jepte 23-vjeçari Azer Yagubov, djali i një biznesmeni nga Azerbajxhani që po ashtu e ka humbur jetën.
Të dy viktimat ishin shkolluar në Zvicër, ndërsa lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar Ambasada ruse në Bernë.
Kujtojmë që edhe princesha e Uellsit, Lady Diana, humbi jetën në një aksident me makinë në vitin 1997 në Paris.

(Makina me të cilën udhëtonin të rinjt)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com