Ironia e Kullurit për akuzat e Bashës: Pjetrin e solli Topalli në PD? Kështu është kur kryetarin e kemi 'Gjino'

Ironia e Kullurit për akuzat e Bashës: Pjetrin e solli Topalli në PD? Kështu është kur kryetarin e kemi  'Gjino'

TIRANË-Edvin Kulluri, një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat është ndalur të komentojë një nga akuzat e ardhura nga Basha, më konkretisht PD-ja e Shkodrës,  se ka qenë Topalli ajo që e ka bërë pjesë të PD-së, Valdrin Pjetrin.

Në një status me nota të larta ironie, Kulluri mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, madje ka bërë një krahasim edhe me barkun fals të personazhit Marigo në filmin "14 vjeç dhëndër". Ai tregon se Pjetrin e ka emëruar një tjetër person në Ministrinë e Financave në vitin 2010, por pa përmendur emër, ndërsa ka ironizuar Bashën duke e krahasuar në "Gjinon" në të njëjtin film.

"Kjo puna e Valdrinit që e paska emëruar Topalli drejtor na doli si jastëku i Marigosë tek 14 vjeç dhëndër! “Trimi” na paska qenë në oborrin e Bashës! Kështu është kur kryetarin e kemi Gjino! E ka emëruar tjetërkush në 2010 në ministrinë e Financave që është në KK te PD sot dhe jo Topalli siç e akuzoi pa turp Basha përmes një deklarate pa firme e vulë nga Shkodra dje", shkruan Kulluri në rrjetin social Facebook.

Pas lajmit ku PD-ja publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohej se Pjetri ka qenë i dënuar në 2003 në Itali për drogë, Topalli, një ndër figurat kryesore të PD-së, bëri një reagim të gjatë ku e bënte Lulzim Bashën 'bashkëfajtor' me Ramën, teksa mes të tjerave listoi një sërë kritikash dhe akuzash ndaj tij. E menjëhershme ka qenë reagimi i PD-së Shkodër, sipas të cilëve Topalli shfaqet sa herë që Rama është në vështirësi dhe me këtë rast sulmon Bashën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin