Opozita një nga gabimet e mëdha që po bën është së po djeg kauzat! Kështu tha për Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, i cili komentoi protestën e opozitës para bashkisë, por edhe atë që ka paralajmëruar të zhvillojë më 11 korrik.
‘Një protestë ngrihet mbi frymën që vet opozita proteston. Po t’i referohemi kohës... 4-5 janë kauzat që ka ngritur opozita. Grupimet opozitare kanë protestuar, kundër Ismail Kadarës dhe funeralit të tij, kundër SPAK, kundër tunelit të Palasës. A do të protestojnë qytetarët për 4-5 kauza për të cilat opozita ka protestuar fort?!
Kundër SPAK, kundër arrestimit të Ilir Beqajt. Në opozitë një nga gabimet e mëdha që po bën është se po djeg kauzat. Kauzat duhet të jenë sociale, i merr i konsumon, nuk i fiton, ndërkohë që duhet të kthehen në një betejë për fitore me qeverinë. Është e papranueshme që pas çdo skandali socialistët fitojnë dyfish më thellë dhe rrisin votat. Është e paprecedentë kjo gjë... dhe dobësia e opozitës në këtë situatë.’- tha Spahiu.
Lajmi kryesor: