Spahiu për Report Tv: Votat në Himarë i blen Greqia dhe jo ‘Fredi Beleri’! Shpenzohen miliona euro...

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report Tv ka analizuar situatën në bashkinë e Himarës, pas heqjes së mandatit të Fredi Belerit nga KQZ, i dënuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Spahiu tha se votat në Himarë i blen Greqia dhe ‘jo Fredi Beleri’, ndërsa tha se ky i fundit po përdoret si 'Kalë Troje' për të shkatërruar interesat kombëtare të vendit. Ndër të tjera Spahiu tha se, aleanca Berisha-Beleri ka zhgënjyer çdo demokrat që ndjehet patriot.

‘Fredi Beleri po përdoret si ‘Kalë Troje për të shkatërruar interesat kombëtare. Votat në Himarë i blen Greqia dhe jo “Fredi Beleri”. Shpenzohen miliona euro. Greqai po bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo aleancë mes opozitës shqiptare PD-së dhe Fredi Belerit, asgjë më shumë nuk është sesa një koalicion në dëm të interesave të Shqipërisë.

Koalicioni mes PD-së dhe Athinës do të vazhdoj. Greqia po lobon që Berisha të riparojë marrëdhëniet me Perëndimin. Do të kenë një kandidat minoritar. Aleanca Berisha-Beleri ka zhgënjyer çdo demokrat që ndjehet patriot. Edhe socialistët nuk mbeten më pas! Nuk gjen Shqipëria një profil të një intelektuali patriot dhe i kanë vendosur Himarës një kandidat me dosje penale?! E kanë futur Himarën në një rekord historik, ku dy kryetarët rënë në burg. Është rast i paprecedent kur gjithë kjo Shqipëri nuk gjen dot një person që përfaqëson popullin e Himarës.

Greqia ka pretendime tërësisht etnike që lidhen me Epirin e Veriut. Kjo është zona elitare. Turizmi pas pandemisë ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Orientohen në investime në turizëm. Bizneset dhe oligarkët e Lindjes kanë hyrë në Kroaci në Mal të Zi në shumë vend të Mesdheut, në Shqipëri është një lloj tabuje dhe për këtë arsye  merr vlerë të dhjetëfishtë Himara.’- tha Spahiu.

I pyetur nëse është anti-kushtetues shpallja e dekretit për zgjedhjet në Himarës, Spahiu tha se nuk ka asnjë klauzolë ligjore apo proceduriale që një proces në GJK të ndërpresë apo pezullojë zgjedhjet.

‘Ju thash që ka dy shkaqe ligjore, një vendim penal, por ka edhe një vendim të mandatimin në PE, ka dy shkaqe ligjore kushtetuese që Fredi Belerit i ka marrë fund mandati si kryetar bashkie. Nuk ka asnjë klauzolë ligjore apo procedurale që një proces në GJK të ndërpresë apo pezullojë zgjedhjet.’- tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Ironia e Spahiut: 4 kauzat e çuditshme të opozitës; Kundër Kadaresë, tunelit të Llogarasë, rrugës dhe SPAK-ut

Opozita një nga gabimet e mëdha që po bën është së po djeg kauzat! Kështu tha për Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, i cili komentoi protestën e opozitës para bashkisë, por edhe atë që ka paralajmëruar të zhvillojë më 11 korrik.

‘Një protestë ngrihet mbi frymën që vet opozita proteston. Po t’i referohemi kohës... 4-5 janë kauzat që ka ngritur opozita. Grupimet opozitare kanë protestuar, kundër Ismail Kadarës dhe funeralit të tij, kundër SPAK, kundër tunelit të Palasës. A do të protestojnë qytetarët për 4-5 kauza për të cilat opozita ka protestuar fort?!

Kundër SPAK, kundër arrestimit të Ilir Beqajt. Në opozitë një nga gabimet e mëdha që po bën është se po djeg kauzat. Kauzat duhet të jenë sociale, i merr i konsumon, nuk i fiton, ndërkohë që duhet të kthehen në një betejë për fitore me qeverinë. Është e papranueshme që pas çdo skandali socialistët fitojnë dyfish më thellë dhe rrisin votat. Është e paprecedentë kjo gjë... dhe dobësia e opozitës në këtë situatë.’- tha Spahiu.

Ora 16:05
Spahiu: Beqaj, shoku i ngushtë i Ramës, provoi që SPAK-u s'kontrollohet politikisht

1720274264_kreshnikspahiu.jpg

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar ish-ministrin Ilir Beqaj si mik të ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Juristi Spahiu theksoi se ky fakt hedh poshtë propagandën e opozitës se SPAK-u është i kontrolluar nga kryeministri Rama dhe nga qeveria.

‘Shqiptarëve duhet tu themi një të vërtetë, Ilir Beqja përveçse ishte ministër i Shëndetësisë, deputet për disa mandate, administronte disa nga fonde të BE-së, ndër themel të tyre kishte miqësinë me Edi Ramën. Miku më i ngushtë i Edi Ramës ishte dhe është Ilri Beqja për shkak të të shkuarës së ngushtë që kanë pasur më njëri tjetrin shokë fëmijërie. Shokë rinie. Arsyet pse Beqaj pompohej politikisht ishte miqësia që kishte me Edi Ramën. Fakti që arrestojnë mikun edhe shokun e ngushtë të Edi Ramës është një fakt që SPAK nuk kontrollohet nga qeveria dhe Edi Rama dhe hedh poshtë të gjithë propagandën e opozitës. Fushata kundër SPAK në thelbin e vet nuk ka asnjë provë. Si ka mundësi që kjo gjykatë që komandohet nga Rama ja dha vulën Sali Berishës.

Të gjithë ata që thonë Rama lëshon shokët, unë do i them e keni gabim Ramës po ja marrin shokët të ishte për Ramën s’do ti lëshonte. Rama si socialist apo specialist nuk del të sulmojë SPAK-un si Sali Berisha. Vazhdon ta quajë suksës reformën në drejtësi dhe ta trajtojë siç është që në kohën e Berishës nuk arrestohej asnjë ministër dhe në kohën time u kam lënë pavarësi drejtësisë.

Ilir Beqja duhet të ishte arrestuar që të çështja sterilizimit. Duhet të jeni të bindur që edhe ata prokurorë janë shqiptarë. Ka pasur presion të lartë. Kjo do të marrë kohën e vet. Deri sot në qeli ka vetëm të majtë djathtas nuk ka asnjë deputet asnjë ish-ministër.'- tha Spahiu.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mafmut Dyrdyl Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 07/07/2024 10:01

    O Kreshnik Spahiu ti ke plotēsisht tē drejt, po Shqipria ska drejtēsi qelbēsirat hajdutēt kriminel anti shqiptar Sali kērma e Like floriri vazhdojn tē lir e lefin pa pushim. E nuk ndalojn Aktivitäten e tyre kundra Shqipris. Greku njifet pēr shtet flliqsir prandaj sta ka fajin greku po vet Shqipria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it