Ish deputetja e PD-së Majlinda Bregu ishte e ftuar në ‘Kapital’ në Vizion Plus,ku ka folur për detyrën e re të sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të cilën do ta ushtrojë duke filluar nga 1 janari 2019. Midis të tjerash Bregu ka folur për kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndaj të cilit nuk ka kursyer talljen dhe shpërfilljen, duke u shprehur:
Basha ka turperuar PD, ka paguar per kuotat gjinore ne PD, vetem te mos kete gra. Keshtu bliheshin grate dikur.
Majlinda Bregu
E pyetur nëse Basha e uroi për postin e ri, Bregu u shpreh:

Nuk më ka shqetësuar, nuk e pres, nuk e kërkoj, nuk më bëhet vonë. Urimin e pres nga miqtë. Ka kaq shumë hipokrizi rrotull sa nuk më shqetëson fare kjo gjë.
Majlinda Bregu
Ndërsa përsa i përket çështjes së hapjes së negociatave, Bregu tha se Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2025 duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë, por, sipas saj, kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Por nëse hapen negociatat, janë të gjitha shanset që Shqipëria të kapë ritmin në të cilin është Serbia sot.
Ndërkohë Shqipëria është më përpara se Serbia në drejtim të reformës në drejtësi. Pra nuk eshte objektiv i pakapshëm arritja e vendeve që i kane nisur tashmë negociatat. E pyetur nëse do i mungojë politika e ditës në Tiranë, Bregu u shpreh se ndoshta nervi po, por jo politika në vetvete.
Unë do të vazhdoj të merrem me politikë dhe aty ku do shkoj, por në këtë nivel që ka zbritur politika këtu te ne, nuk do më mungojë.
Majlinda Bregu
Komente

Basha nje kaqol qe se ka shoqin.
Përgjigju