Eva Kaili lihet në burg, ish eurodeputeti italian dëshmoi kundër saj për skandalin e korrupsionit në PE

 Eva Kaili lihet në burg, ish eurodeputeti italian dëshmoi kundër saj për skandalin e korrupsionit në PE

Ish zëvendës presidentja e PE, Eva Kaili

Ish zëvendës presidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili e përfshirë në skandalin e korrupsionit ‘Qatar Gate’ do të qëndrojë në burg edhe për të paktën një muaj. Gjykata refuzoi kërkesën e saj për t’u hetuar në gjendje të lirë. Pas një muaji ajo do të kërkojë sërish lirimin nga burgu. Ajo çfarë ka shkaktuar habi në arrestimin e saj, është fakti se avokatët mbrojtës të Kailit ankohen se eurodeputetja po mbahet në burgjet belge në kushte çnjerëzore mesjetare.

Me vendimin e marrë pasditen e djeshme, Departamenti i Paraburgimit ka konfirmuar paraburgimin për Eva Kailin. Nëse brenda 24 orëve bëhet ankim kundër këtij vendimi, Kaili do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Brukselit brenda 15 ditëve.

Sipas informacioneve, dyshohet se ish eurodeputeti italian, Antonio Panzeri i është referuar Eva Kailit kur ka rrëfyer detaje të reja mbi skandalin e korrupsionit që tronditi PE-në dhe ndoshta edhe kjo ka funksionuar negativisht. Ajo që e shqetësoi veçanërisht mbrojtjen e saj është përshkrimi i 16 orëve në komisariat pa iu dhënë asnjë batanije, siç tha zoti Dimitrakopoulos dhe ky detaj bëri bujë sepse Belgjika fokusohet tek të drejtat e njeriut. 

Ditë më parë, ish eurodeputeti italian, Panzeri pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të fliste mbi ato çfarë dinte lidhur me skandalin e korrupsionit të zyrtarëve të BE-së nga Katari por edhe nga Maroku.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet